Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar sot Marrëveshjen për intensifikimin e Bashkëpunimit Policor në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
“Kjo marrëveshje synon luftimin krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, tregtisë me drogë dhe terrorizmit”, bëhet e ditur në komunikatën e publikuar nga institucionet federale.
Marrëveshja është miratuar me shumicë të madhe votash: 152 pro, 7 kundër dhe 11 të përmbajtura.
Dhoma tjetër, ajo e kantoneve ka votuar për këtë marrëveshje në dhjetor të vitit 2014.
Partia e Gjelbër ka qenë e vetmja që si parti ka ofruar rezistencë kundër miratimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja u lejon të dy vendeve veç tjerash këmbimin e informacioneve dhe ngrirjen e grupeve të përziera hetimore.