-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bajrami urdhëron Inspektoratin të hetojë çështjen e diplomave në Pejë

Më të lexuarat

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka urdhëruar Inspektoratin e Arsimit, për inspektim special të validitetit ligjor të diplomave të studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Pejë.
Ky Fakultet ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinë. Radio Kosova ka siguruar urdhëresën e Ministrit, ku thuhet se Inspektorati është i obliguar që deri më 20 mars 2015, të dorëzojë raportin zyrtar rreth gjendjes faktike.
 
Inspektorati i Arsimit, sipas urdhëresës së Ministrit Arsim Bajrami, është i obliguar që jo me vonë se deri më 20 mars 2015, të dorëzojë një raport zyrtar, rreth gjendjes faktike për diplomat e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Pejë, që ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu të propozojë masat për mënjanimin e lëshimeve dhe parregullsive eventuale.
 
Radio Kosova ka siguruar Urdhëresën e Ministrit të Arsimit, të lëshuar më 9 mars të këtij viti, ku thuhet se “Duke marrë parasysh që dyshimet lidhen me Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë, që ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës, dhe duke marrë parasysh që sot kjo njësi vepron në kuadër të Universitetit ‘Haxhi Zeka’, në Pejë, obligohet Inspektorati i Arsimit, që në bashkëpunim me institucionet e lartcekura të përgatis gjithë materialet dhe informatat relevante. Inspektorati i Arsimit tani është i obliguar që në rast të konstatimit të lëshimeve dhe parregullsive, të marrë vendim për inicim të procedurave adekuate sipas shkallës së cenimit të ligjit. Shqetësimet e ngritura janë mjaft serioze dhe dëmtojnë rëndë vlerat e arsimit të lartë në Kosovë”.
 
Po ashtu, lidhur me ketë, Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, iu kanë drejtuar me një kërkesë Universitetit të Prishtinës, që të ofrojë qasje në të dhënat e të gjithë studentëve të regjistruar në njësinë akademike të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, që kishte funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës, për periudhën 1999-2004, për të cilën periudhë janë ngritur dyshimet.
 
Në shkresën e Ministrit të lëshuar më 6 mars, drejtuar dy rektorëve të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu dhe të Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, Naser Mrasori, kërkohet që në një afat sa më të shkurtër kohor, të përgatisin gjithë materialet dhe informatat që posedojnë për çështjen në fjalë dhe t’i ofrojnë ato Zyrës së Inspektoratit në Ministrinë e Arsimit.
 
Nga sekretarët e universiteteve është kërkuar që të nxjerrin të dhëna të studentëve të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Pejë, për periudhën 1999-2004. Këto të dhëna duhet të dërgohen të enjten.
 
Ndërkohë, Zyra për informim në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, bëri të ditur për Radio Kosovën, se Sekretari i UP-së, i është përgjigjur Sekretarit të Ministrisë së Arsimit, ku e ka njoftuar se Hetuesia Rajonale e Pejës i ka marrë të gjitha evidencat ekzistuese për rastin në fjalë. Inspektorati i Arsimi, sipas urdhëresës së Ministrit, është i obliguar që jo me vonë se deri më 20 mars 2015, të dorëzojë raportin zyrtar.
 
Ministria e Arsimit konsideron që shqetësimet e ngritura janë mjaft serioze dhe dëmtojnë rëndë vlerat e arsimit të lartë në Kosovë, prandaj është e vendosur dhe e përkushtuar që kjo çështje të zbardhet plotësisht. /Telegrafi/
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit