111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në tri operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Lajmin e ka bërë ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ku ka thënë se ishte natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.
“111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke”, ka shkruar ajo.