-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bilanci tragjik i gushtit: 752 aksidente rrugore e 17 viktima në Shqipëri

Më të lexuarat

Sezoni turistik është mbyllur me një bilanc shqetësues aksidentesh rrugore. Ndonëse kryesisht shkak është bërë mosrespktimit i rregullave të qarkullimit, shpesh ka ndikuar edhe mungesa e sinjalistikës me parametra.

Sipas raportimeve, muaji gusht, kur dhe qarkullimi i automjeteve është shtuar, ka regjistruar 752 aksidente rrugore. Kjo shifër është pothuajse sa dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente .

Në aksidentet automobilistike në vend, vetëm në gusht kanë humbur jetën 17 persona.

Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në Tiranë. Zonat bregdetare, ku ishin përqëndruar pushuesit, dhe qytetet që marrin më shumë turistë renditen më pas.

Qendra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksidenteve sipas pasojave, ku 228 prej aksidenteve rrugore të sezonit kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët, çfarë do të pasqyrohet në një raport drejtuar Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve./TCh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit