Josephine Marie Petrit, 14 vjeçar është zhdukur që nga e premtja. Nxënësja po kërkohet edhe nga Interpoli derisa thuhet se ajo iku me dajën e saj 47 vjeçar.
Nuk dihet nëse Josephine iku me dëshirë apo ishte abuzuar seksualisht nga daja. Megjithatë, hetuesit besojnë se ajo u largua nga shtëpia me dëshirën e saj, për të qenë me dajën.
Mediat raportojnë se Gerrit Hague, ishte në lidhje me 14 vjeçaren që kur ajo kishte 12 vjet.
Ndërkohë policia nuk ka dhënë shumë informacione, pasi thonë se kjo do të ndikonte në hetime.