14.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Studim: Sulmet ndaj muslimanëve në Gjermani dhe Austri janë rritur

Më të lexuarat

Me sistemin elektronik “XPeople” të zhvilluar nga inxhinierët turq u bë një anketim në kuadër të “Studimit për racizmin në Evropë”.
 
 
Një anketim i kryer në Austri dhe Gjermani, ka treguar se sulmet ndaj muslimanëve në këto dy vende janë rritur dhe se një në tre persona kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve të paktën një herë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Me sistemin elektronik “XPeople” të zhvilluar nga disa inxhinier u bë një anketim në kuadër të “Studimit për racizmin në Evropë”. Në këtë anketë janë përfshirë muslimanët me origjinë turke të cilët jetojnë në Austri dhe në Gjermani, ku janë pyetur nëse kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve verbale ose fizike me natyrë raciste. Sipas rezultateve të anketës së bërë me mbi 1 mijë pjesëmarrës, një në tre persona kanë qenë viktimë e sulmeve raciste, ndërsa një në 11 persona ka përjetuar dhunë dhe sulm fizik.
 
Sipas anketës në Austri në vitin e fundit 72.3 përqind raportohet se kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve verbale dhe fizike, ku 8.9 përqind e tyre kanë qenë viktima të sulmeve fizike, ndërsa 63.4 përqind e tyre viktima të sulmeve verbale. Ndërsa në Gjermani proporcioni i atyre që kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve verbale dhe dhunës fizike të racizmit është 63,8 për qind.
 
Ndërsa pyetjes “A mendoni se brenda vitit të fundit është rritur racizmi?” në Austri i janë përgjigjur “po” 89.9 përqind, ndërsa në Gjermani kjo shifër ka qenë 87.1 përqind. Ndërsa ata që mendojnë se sulmet raciste janë veçanërisht ndaj muslimanëve në Austri kjo shifër është 88.6 përqind, ndërsa në Gjermani 81.8 përqind.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit