Firma ligjore e bashkëshortes së ish kryeministrit britanik Toni Bler, “Omnia Strategji”, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mosmarrëveshje arbitrazhi me vlerë 250 milionë funta.
Ndërkaq, Toni Bler punon si këshilltar zyrtar për qeverinë e Shqipërisë, punë që sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, ai do ta bënte falas.
Nuk është e qartë se sa shumë po e paguan Shqipëria Çeri Blerin për shërbimet e saj, por nëse kontrata është e ngjashme me atë fitimprurësen me Kazakistanin, ku “Omnia Strategji”, u pagua gati 400.000 funta për gjashtë muaj punë, me detyrën për të analizuar “traktatet dypalëshe të investimeve” të këtij vendi.
Çeri Bler, e njohur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut, i faturoi për shërbimet e saj qeverisë së Kazakistanit një tarifë prej 975 paund për orë, ndërsa juristët e tjerë të “Omnia Strategi” tarifuan shifra më të ulëta. Zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1.150 funta për orë, por ajo i ofroi shërbimet e saj për taksapaguesit e Kazakistanit më lirë./Alsat-M