-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kostandin Xhuvani dënohet me 35 vite burg

Më të lexuarat

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg Kostandin Xhuvanin, të akuzuar për katër vrasje.
 
Vendimi u dha nga Sokol Tona.
 
Opinioni publik u zemërua shumë nga vendimi për gjykim të shkurtuar, çka nënkupton ulje të dënimit.
 
Kostandin Xhuvani, i akuzuar për katër vrasje, dje u mbrojt para gjykatës.
 
Xhuvani ka kërkuar para gjykatës jo tamam mëshirë, por gjykim të drejtë dhe rrethana lehtësuese, pasi edhe krimet i justifikoi me veprime të papërgjegjshme.
 
“Kërkoj ta gjykoni drejt çështjen dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat kam kryer veprimet. Mos më gjykoni si kriminel. Më gjykoni si person që kam kryer veprime të papërgjegjshme”, – ka deklaruar Kostandin Xhuvani në seancën në të cilën u paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.
 
Nuk ka zgjatur shumë seanca e parafundit, pasi i pandehuri dhe avokati e kishin gjithçka të qartë. Shkurt dhe prerë. Këtë deklaratë e dha ditën e djeshme në prani të avokatit, trupës gjykuese dhe prokurorit.
 
Gjykata pranoi në seancat e kaluara gjykim të shkurtuar, çka sipas juristëve pritet të çojë në shmangien e dënimit me burgim të përjetshëm.
 
Pikërisht kjo i duhej më shumë se gjithçka tjetër djalit të ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani.
 
Ajo që është vënë re ka qenë mungesa e të afërmve të të akuzuarit Xhuvani, por më shumë sesa një braktisje është një formë për të shmangur edhe kontaktet me familjarët e katër viktimave.
 
Këta të fundit kanë kërkuar shpesh drejtësi dhe dhënien e dënimit maksimal (burgim të përjetshëm), por 26-vjeçari Xhuvani mund të ketë një rrugë të gjatë për të bërë, por jo një “rrugë pa kthim”.
 
Ndoshta edhe fraza e Kryeministrit ditën që ndodhi kjo ngjarje me përmasa tragjike ishte e qartë pranë Luiza Xhuvanit që lexoi jo vetëm deklaratën e dorëheqjes, por u mundua t’i jepte edhe një shpjegim ngjarjes së rëndë.
 
Ngjarja për të cilën 26-vjeçari Kostandin Xhuvani akuzohet, ndodhi në lokalin “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit, pranë Ambasadës amerikane.
 
Ai u konfliktua fillimisht me Edison Jahon dhe më pas shkoi në automjet, ku mori armën dhe qëlloi disa herë mbi ta dukë vrarë Jahon, Enea Xhajin dhe italianin Xhanpaolo Azzola.
 
Ndërsa Arbër Demiraj, 19 vjeç, ishte me Xhuvanin dhe mbeti viktimë nga plumbat e shokut të tij. Djali i ish-deputetes socialiste u arrestua vetëm pak minuta pasi kreu krimin, ndërsa tentoi në çdo mënyrë të mos përfundonte në pranga, madje duke premtuar edhe shpërblim për efektivin e policisë.
 
Gjithçka nga ana ligjore ngjante e kopsitur, me prova të shumta dhe me materiale të tjera hetimore të plotësuara me dëshmi dhe ekspertiza të shumta të kryera në vendin e ngjarjes.
 
Në situatë të tillë, ditën e djeshme Xhuvani duhet të kërkonte “mëshirë” para gjykatës, por ai ka kërkuar drejtësi dhe trajtim jo si kriminel, por si një njeri që e ka kryer ngjarjen në kushtet e papërgjegjshmërisë./Mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit