3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në rajonin belg të Valonisë fillon zbatimi i ndalesës së therjeve hallall

Më të lexuarat

Që të djelën ka hyrë në fuqi vendimi i cili parandalon therjen e kafshëve pa i futur në gjumë paraprakisht në rajonin frankofon të Belgjikës, Valoni.

Nga sot do të zbatohet ndalesa e therjes së bagëtive të imëta dhe të trasha pa i futur në gjumë paraprakisht e cila është marrë në vitin 2017 nga parlamenti i Valonisë me arsye “që të mos ndiejnë dhimbje” kafshët.

Një vendim i ngjashëm është marrë edhe në fillim të vitit në rajonin flaman, por vetëm për bagëti të imta për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme teknike.

– Komentohet si “kufizimi i lirive fetare”

Ndalesat të cilat janë sjellë kundër therjes së kafshëve pa i futur në gjumë paraprakisht, të cilat në besimin islam njihen si “hallall” si dhe tek ato hebre “kosher”, shkakton reagimin e madh të komuniteteve të të dyja religjioneve në vend.

Komuniteti musliman dhe hebre e përbën rreth 6 për qind të popullsisë së Belgjikës, këtë e komentojnë si kufizimi i lirive fetare dhe mosrespektimi i komuniteteve.

Pasi vendimi u miratua në rajonin flaman Institucioni i Përfaqësimit të Islamit në Belgjikë dhe Koordinimi Islami i Belgjikës kishin nisur proces gjyqësor në Gjykatën e Kushtetuese.

Ndërsa gjykata kushtetuese këtë e kishte dërguar rastin tek Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe kishte kërkuar mendim.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ende nuk ka dhënë mendim në lidhje me çështjen./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit