3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vazhdon “lufta” e Kadri Veselit kundër nepotizmit, asambleistja e PDK-së punësohet në Ministrinë e Inovacionit

Më të lexuarat

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në secilën deklaratë të tij e përmend luftën kundër nepotizmit. Mirëpo, vetë anëtarët e partisë së tij, vazhdojnë të punësohen në ministri të ndryshme në vend.
Asambleisja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Fitore Mangjolli, është punësuar në Ministrinë e Inovacionit. Ky punësim i saj në këtë ministri vjen pas sekretarit të Ministrisë e drejtorëve që po ashtu vijnë nga PDK.

Ajo është punësuar në pozitën Asistente Administrative. E kontaktuar nga KTV-ja, Mangjolli tha të mos ketë pasur ndikim fakti që është pjesë e PDK-së.

Mangjolli tha se ende nuk e ka filluar punën në pozitën ku është pranuar më 16 të këtij muaji, dhe planifikon të largohet nga posti i asamblistes.

Megjithatë, Mangjolli edhe më herët kishte punuar në këtë ministri, dhe kjo dëshmohet edhe në deklarimin e pasurisë. Ajo përveç pagës së asamblistes, kishte deklaruar edhe një pagë nga Ministria e Inovacionit, për pozitën asistente profesionale.

Rezultatet e konkursit për këtë pozitë, si marrëveshje për shërbime të veçanta, ishin publikuar më 29 janar të këtij viti.

Siç ka raportuar televizioni, në këtë ministri janë edhe një sërë zyrtarësh nga Partia Demokratike, duke filluar me sekretarin Hajriz Koca, e Lulzim Kadriun, drejtor i departamentit ligjor në këtë ministri.

Përderisa Agjencia Kundër Korrupsion, e ka gjetur në konflikt interesi Kocën dhe ka kërkuar largimin e tij, Kadriu rezultoi se ishte i dënuar për korrupsion për kohën së shërbente në Komunën e Skënderajt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit