3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kasami: Enveristët po na akuzojnë se jemi erdoganistë

Më të lexuarat

Koordinatori i Lëvizjes BESA, Billal Kasami thotë se pushteti aktual VMRO-BDI ka keqpërdorë nacionalizmin si paravan për të fshehur vjedhjet dhe korrupsionin.
 
“E kemi parë që nacionalizmi është përdorur si paravan për të fshehur vjedhjen e madhe dhe keqpërdorimet financiare që ka bërë kjo Qeveri VMRO-BDI gjatë këtyre viteve. Tani me “bombat” e Zoran Zaevit të LSDM-së ata keqpërdorime do të dalin në pah dhe kështu do ta kuptojë populli se në fakt nacionalizmi është i dëmshëm madje dhe i rrejshëm në këtë rast të keqpërdorimeve frapante”, ka thënë Kasami, në një intervsitë për “Portalb”.
 
Ai ka theksuar se pa barabarësinë e shqiptarëve, Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet, kurse ka folur edhe për adresat se kjo BESA është lëvizje erdoganiste, duke thënë se akuza të tilla vijnë nga qarqe enveriste. 
 
“Akuzat për erdoganizëm janë jë produkt i kuzhinës enveriste, që ka nevojë për armiq të shpikur për ta legjitimuar kështu pushtetin. BDI po bën pikërisht këtë. Nëse me erdoganizëm nënkuptohet bashkëpunimi me Turqinë dhe pushtetin aktual në Turqi, këtë hapësirë na e kanë zënë pikërisht dy partitë aktuale shqiptare. Ata më shumë rrinë rrugëve të Stambollit dhe Ankarasë se të Prishtinës a Tiranës. Ne kemi dalur ti zgjedhim problemet e shqiptarëve të Maqedonisë me resurse nga Maqedonia”, ka theksuar Kasami./Almakos
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit