-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ti më dëgjove

Më të lexuarat

Në një studim me adoleshentë mbi nevojat e tyre më të mëdha, iu dhanë objekte nga më të ndryshmet për ti radhitur sipas nevojës. Adoleshentët e përzgjedhur për këtë studim, mbi 90% e tyre kishin radhitur si nevojën më të madhe një zemër, pra ata kishin nevojë për një zemër që i do.
Vendin e dytë në listën e nevojave e zinte veshi me mbi 80%, pra ata kishin nevojë për një vesh që i dëgjon. Në atë moshë por dhe më vonë, njeriu ka nevojë që ti shkarkojë me fjalë ngarkesat e tij emocionale, t’ia thotë një miku/mikeshe, ti qajë hallet dikujt me më shumë përvojë. Sa më gjatë të mbahen këto ngarkesa, aq më e rëndë dhe e vështirë bëhet jeta.
Oficeri i policisë Kevin Brigs që merrej me rastet e vetvrasjeve në urën Golden Bridge, tregon se në vitin 2005 mori një telefonatë sipas të cilës një i ri po orvatej të hidhej nga ura. Lartësia mes urës dhe ujit poshtë ishte shumë e madhe dhe personi që hidhej ishte i sigurt se i jep fund jetës, ose nga përplasja ose nga mbytja. I riu quhej Kevin dhe qëndronte në rrugën e këmbësorëve. Me ta parë oficerin ai e kaloi rrugën e këmbësorëve dhe o hodh tek tubi metalik prej ku mund të hidhej kollaj. Oficeri iu afrua dhe mes tyre u zhvillua një bisedë për një orë e gjysmë, ku pjesën më të madhe të kohës e zunë fjalët e Kevin, ndërkohë që oficeri vetëm e dëgjonte dhe ndonjëherë bënte ndërhyrje sa për ta ngacmuar të flasë më shumë. 
Në fund, Kevin vendosi ti japë jetës një shans tjetër. Kur pranoi të kthehej dhe po e bënin gati për ta transportuar, oficeri e pyeti:”Kevin, a s’më thua, përse vendose të heqësh dorë nga vetvrasja dhe ti japësh jetës një shans tjetër?”
E dini si u përgjigj Kevin?
Ai i tha:”Sepse ti më dëgjove. Më le të flas. Thjesht më dëgjove me vëmendje.”
Kevin tashmë është ka krijuar familje, ka fëmijë dhe është aktiv në jetë. Ai flet pa ndrojtje mbi ngjarjen e asaj dite me shpresë se përvoja e tij do frymëzojë shumë persona të tjerë të dëshpëruar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit