7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ish i burgosuri tregon jetën e tij pas 44 vitesh burg

Më të lexuarat

Otis Johnson hyri në burg në moshën 25 vjeçare. Kur doli në moshën 69 vjeçare, ai u bashkua me një botë që ishte dukshëm e ndryshme nga ajo që kujtonte. Kjo është historia e tij.

Vitin e kaluar, ne u takuam me Otis Johnson në një strehë të qytetit të Nju Jorkut për ish-të dënuarit. Të gjithë atje ishin duke u munduar të ktheheshin me këmbë në tokë.

Otis sapo kishte dalë nga burgu pasi vuante një dënim prej 44-vitesh. Herën e fundit që ai kishte parë familjen e tij ishte maji i vitit 1975.

Kur historia e Otis u tregua për herë të parë shikuesit u mahnitën nga sa e panjohur ishte gjithçka për të.

iPhonet, Times Square, ushqime të reja … gjithçka ishte e re ose krejtësisht e ndryshme.

Më shumë se 12 milionë njerëz e panë historinë e Otis në YouTube, dhe kemi dashur t’u tregojmë atyre se çfarë ndodhi më pas.

Shkuam në Asbury Park, në New Jersey, me Otis që të përpiqeshim të gjenim familjen e tij. Rilidhja me familjen ishte diçka për të cilën ai kishte thënë se ishte gjithmonë i interesuar të bënte, por akoma nuk kishte arritur.

Mbi të gjitha, ai ishte akoma duke mësuar se si të orientohej në qytet. Ai kishte një kuti të vogël ku mbante foto të vjetra e të grisura të anëtarëve të familjes, por që në thelb ishin të gjitha informacionet që ai kishte mbi ta.

“Adresa e vetme që kam është Parku Asbury,” na tha Otis. Kështu që e çuam trenin në Asbury Park duke mos ditur shumë.

Pasi mbërritëm në stacionin e trenit dhe filluam të bredhim rrugëve, gjëra të vogla për jetën e tij të vjetër ngadalë u kthyen tek ai: anëtarët e familjes së zgjeruar, miqtë, dyqanet. Ai donte të gjente tezen e tij, Dottie Moore dhe disa anëtarë të tjerë të familjes.

Ai tha që shumë do të mendonin se ai kishte vdekur. Kur biseduam me Otis për marrëdhënien e tij me familjen, përgjigjet e tij ishin të ndërlikuara.

Pasi dikur ai kishte qenë një person i cili praktikonte Islamin, ku vazhdon të jetë një besimtar i devotshëm dhe shumë anëtarë të familjes së tij nuk ishin dakord me këtë gjë.

Otis tregon se mënyra e vetme përmes së cilës arrin të mbijetojë sot është duke parë vetëm nga e ardhmja dhe duke e fshirë përfundimisht të kaluarën nga memoria. ‘Kjo është mënyra e vetme për të jetuar në këtë shoqëri’, tregon ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit