-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nëntë vjeçari humb jetën në lumin Ibër

Më të lexuarat

Një djalë nëntë vjeç i nacionalitetit serb (R. Nj) është mbytur sot në kanalin e lumit Ibër në Zupq të Zubin Potokut.
 
Shefi i policisë regjionale të veriut të Mitrovicës, Zhelko Bojiq, ka thënë për mediat serbe se djaloshi ka rënë në kanal dhe nga aty e kanë nxjerrë fqinjët, përcjell kp.
 
Nëntë vjeçari është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku është konstatuar vdekja e tij.
 
Uji në lumin Ibër është rritur pas reshjeve të fundit në këtë pjesë./Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit