-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E rëndë në një spital psikiatrik në Bukuresht: i sëmuri vret katër të sëmurë të tjerë

Më të lexuarat

Katër pacientë u vranë dhe nëntë u plagosën kur një tjetër pacient i sulmua ata në një spital psikiatrik në verilindje të Bukureshtit, raportojnë media rumune.

Njeriu që shkaktoi tragjedinë ishte një 38-vjeçar, jo i shtruar në spital, por i ardhur aty vullnetarisht për trajtim. Dhe sapo u gjend në një prej pavionëve, nisi të godasë pacientët e tjerë në kokë me mjete të forta. Të sëmurë me probleme të shëndetit mendor dhe çmenduri, ata nuk ishin në gjendje të mbroheshin.

Tre pacientë ndërruan jetë në vendngjarje dhe një i katërt në një spital aty pranë.

Midis nëntë të plagosurve, dy burra janë në gjendje kome, shtatë të tjerët janë pak më të mirë.

Autori i krimit u përpoq të ikte, por u kap nga sigurimi i spitalit.

“E gjitha ndodhi në më pak se një minutë,” tha drejtoresha e spitalit, Viorika Mihalaska. Sipas saj, sulmuesi ka vepruar si gjatë një “episodi akut psikotik”.

“Aji pacient u pranua me një nivel normal dhe simptomat që kishte nuk tregonin se do ishte aq i çmendur”, i tha ajo medias. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit