-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turizëm apo dajak shqiptar?! A ka më “mihal” të tjerë nëpër Shqipëri?

Më të lexuarat

Skena si ajo e videos që u publikua dje, ku pronari i restorantit terrorizon turistët si në filmat horror, nuk ka reklamë në media të huaj dhe as lobim qeveritar, mediatik dhe artistik që i zhbën. Çdo turist i huaj që do të shoh atë pamje, ku një i ashtuquajtur pronar biznesi sillet me klientët në mënyrë të çmendur, do mendohet mirë para se të shkelë në Shqipëri. Askush nuk do të donte të vinte në një vend ku i rrezikohet jeta vetëm sepse nuk i pëlqeu shërbimi apo ushqimi, ndaj ndëshkimi duhet shembullor ndaj rastit në fjalë.

Dhunimi i turistëve spanjollë nga Mihal Kokëdhima, pronar i një lokali në Himarë është më shumë sesa një skandal vere. Rrahja e turistëve për shkak se nuk pranuan të paguajnë për një shërbim që nuk u pëlqeu, tregon mungesën e kulturës së shërbimit në Shqipëri. Dhe jo vetëm cilësia e shërbimit dhe mungesa e komunikimit të kulturuar, por dajaku ndaj klientëve tregon se kemi akoma shumë si vend në drejtim të kulturës. E jo vetëm të shërbimit! Ajo që ndodhi turistëve spanjollë edhe një antireklamë e madhe ndaj Shqipërisë. Ndjekja më pas si kusar dhe shfaqja e çmendur duke u hedhur mbi furgonin e tyre në ecje, janë nga ato raste që rrëzojnë çdo promovim të turizmit shqiptar. Skena si ajo e videos që u publikua dje, ku pronari i restorantit që terrorizon turistët si në filmat horror, nuk ka reklamë në media të huaj dhe as lobim qeveritar, mediatik dhe artistik që i zhbën. Çdo turist i huaj që do të shoh atë pamje, ku një i ashtuquajtur pronar biznesi sillet me klientët si në mënyrë të çmendur, do mendohet mirë para se të shkelë në Shqipëri. Askush nuk do të donte të vinte në një vend ku i rrezikohet jeta vetëm sepse nuk i pëlqeu shërbimi apo ushqimi.

Pronari i restorantit ku ndodhi skandali është arrestuar dhe pritet që së shpejti të dalë në gjyq. Ndaj tij janë ngritur tre akuza; “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Klosi reaguan menjëherë pas ngjarjes. Të vetëdijshëm se ky incident dëmton turizmin, por edhe e kthen zemëratën e qytetarëve kundër paaftësisë së qeverisë për sigurimin e rendin publik në vend, zyrtarët e qeverisë reaguan me urgjencë duke u kërkuar ndjesë turistëve dhe duke u përpjekur të zvogëlojnë pasojat. Për shkak të reagimeve të forta në opinion, dje në mbrëmje u raportua dhe për një mbyllje provizore të restorantit në Himarë ku ndodhi incidenti dhe verifikim të dokumentacionit. Por nuk duhet vetëm kaq. Ka nevojë për ndëshkime shembullore ndaj kësaj kategorie. Të gjitha lëvizjet që kanë bërë institucionet pas ngjarjes nuk janë të kritikueshme. Përkundrazi, që nga ministri Klosi dhe deri të inspektorët e policisë që ndaluan dhunën e mëtejshme ndaj turistëve qëndrimet kanë qenë korrekte. Por të gjitha institucionet dhe zyrtarët u vunë në lëvizje vetëm pasi skandali ndodhi. Ndërkohë dhuna duket se ishte paralajmëruar prej shumë kohësh në të njëjtin vend dhe nga i njëjti pronar restoranti. Në faqet online ndërkombëtare ku vlerësohet shërbimi dhe cilësia e restoranteve, për lokalin Mihal Kokëdhimës ka jo një, por disa denoncime. Turistë të huaj dhe shqiptarë kanë denoncuar sjelljen e tij jo normale, madje dhe kanë shkruar për akte të tjera dhuna të ndodhura në kohë të ndryshme. Po për të njëjtin lokal, i vetmi që çuditërisht ka marrë leje për të punuar në një zonë turistike, ka denoncime pa fund në rrjetet sociale. Një tjetër denoncim, për disa javë më parë, tregon se pronari Kokëdhima ka dhunuar dhe një turiste të re vetëm sepse është ulur në shezlongjet që ai i cilëson private. Të gjitha denoncimet janë thuajse publike, pasi janë bërë në platforma online të cilat institucionet shqiptare i përdorin edhe për të gjurmuar pagesën e tatimeve. Kur bizneset po gjurmohen me çdo mjet nga tatimorët për kuponin, si ka mundësi që nuk kontrollohen edhe për cilësinë e shërbimit dhe për dhunimin e klientëve.

Shqipëria nuk e ka kthyer ende turizmin në industri si Greqia, Italia dhe vende të tjera fqinje. Në sektorin ku vendet e tjera që na konkurojnë investojnë miliarda euro, restorantet shqiptare dhe resortet me standarde minimale lënë për të dëshiruar. Por në mungesë të një sektori të rregulluar, Shqipëria ka arritur të thithë turizmin kryesisht falë mikpritjes, plazheve ende të paprekura dhe çmimeve më të lira. Por nëse plazhet dhe çmimet janë konkuruese dhe te fqinjët, ajo çfarë na çfarë na dallon nga vendet e tjera është mikpritja. Skandali i Himarës godet pikërisht mikpritjen e shqiptarëve ndaj turistëve dhe ajo që ndodhi është një turp dhe çmenduri. Turp sepse fyen kodin shqiptar të mikpritjes dhe çmenduri sepse një njeri që merret me biznesin e turizmit nëse rreh të vizitorët është njëlloj si të nënshkruaj falimentin. Në reagimet për skandalin e Himarës nuk janë të paktë ata që thonë se një rast i veçantë nuk e prish imazhin. Patjetër që shumica e bizneseve turistike nuk janë si restoranti në Porto Palermo në Himarë. Ka investime serioze nga sipërmarrës dhe qytetarë që e dinë se turizmi nuk është vetëm shitje e shërbimit, por model kulture dhe sjellje. Nga ana tjetër, askush nuk mund ta mohojë me turizmin në Shqipëri merret një kategori njerëzish që nuk kanë lidhje fare me këtë sektor. Zhvillimi pa kritere i ambienteve turistike në gjithë vendin ka bërë që pronarët e bizneseve ta shohin këtë investim njëlloj si lavazhet apo parkimet para shtëpisë. Ndërkohë që në gjithë botën rregulli i parë për bizneset, sidomos të turizmit, është se “klienti ka gjithmonë të drejtë”. Shqipëria ka plazhet dhe vende te bukura, ka çmimet konkuruese, por ende nuk i ka krijuar përvojën dhe njerëzit e duhur që të merren me turizmin në mënyrë profesionale.

Skandali i Himarës e tregoi këtë dhe të gjithë e dinë se nuk është i vetmi rast dhe as i fundit.

Qamil Xhani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit