4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shefja e YouTube-s ua ndalon fëmijëve të saj telefonat, ja pse!

Më të lexuarat

Zyrtarja më e lartë në YouTube, Susan Wojcicki ka thënë se ua merr fëmijëve telefonat dhe nuk i lejon të shikojnë pandërprerë – vetëm që ata të jenë prezent.

Në këtë mënyrë, shefja 51-vjeçarja që është në krye të platformës së shpërndarjes së videove, dëshiron që fëmijët e saj të flasin me njerëz dhe të komunikojnë mes vete, jo të surforjnë pa mbarim.

“Ishte njëjtë kur kam qenë fëmijë, të shikuarit televizion ishte në rregull, mirëpo duheshin bërë detyrat, punët e shtëpisë dhe loja me shoqëri” ka thënë mes tjerash Wjcicki. Më largimin nga telefoni, ajo dëshiron që ata të fokusohen edhe në ambientin që i rrethon, meqë iu duhet të jenë të vëmendshëm kur dalin në rrugë dhe janë në ambiente të panjohura.

Të shikuarit e video pa fund, i largon nga jeta e përditshme dhe ua pamundëson orientimin në botën reale, andaj të shikuarit e videot e ndryshme, përfshitë edhe ato në YouTube, ata i kanë shumë të rralla. Gjë që nuk ndodhë asnjëherë gjatë pushimeve, apo në qëndrimet në parqe apo pushimore ku ka edhe fëmijë të tjerë.

Bosi i Apple, Steve Jobs kishte bërë të ditur më 2010, se nuk ua lejon fëmijëve të tij përdorimin e iPad, derisa përdorimi i teknologjisë në shtëpinë e tij, është shumë e limituar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit