-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mos të heshtet komploti kundër Limajt

Më të lexuarat

Tomë Gashi, avokat i Fatmir Limajt, ka kërkuar mos të heshtet skandali lidhur me dyshimet, se PDK-ja, në bashkëpunim me EULEX-in dhe disa zyrtarë të Brukselit, kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit, që Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte.
 
Ai i ka bërë thirrje EULEX-it të kryejë hetime të pavarura për ta ndriçuar të vërtetën e këtij skandali. “Prej ditës së parë të gjykimit të Limajt është vërejtur se ky proces është i ndikuar politikisht”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.
Ndërsa kryetari i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka deklaruar për “Epokën e re” se para gjashtë muajve ka pranuar një zarf me letra, pa adresë, por ka thënë se nuk i kujtohet përmbajtja e tyre.
 
Ai ka treguar se ato letra i ka hedhur në shportë pasi, sipas tij, kanë qenë pa adresë. E shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka bërë me dije se në rast se këto akuza dalin të vërteta, atëherë BE-ja ka instrumente për t’i verifikuar ato dhe për të vepruar në bazë të rezultateve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit