4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve në Mesxhid-i Aksa

Më të lexuarat

Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve brenda Harem-i Sherif që përpiqeshin t’i parandalojnë bastisjet e hebrenjëve fanatikë në Mesxhid-i Aksa.

Pas namazit të Bajramit që u fal një orë me vonesë për shkak që të parandalohen bastisjet e hebrenjëve fanatikë në Mesxhid-i Aksanë, i cili gjendet në zonën e Qytetit të Vjetër brenda Kudsit Lindor të okupuar, qindra palestinezë të mbledhur në portën El Megaribe në perëndim të Harem-i Sherifit, kërkuan nga policia izraelite që mos t’ua hapë derën hebrenjëve fanatikë.

Palestinezët reaguan me tekbire dhe slogane ndaj policisë izraelite, ndërsa qindra fanatikë hebrenjë prisnin nga ana tjetër e portës për të realizuar bastisje.

Zyrtarët e Fondacionit Islam të Kudsit, reguan se policia izraelite ka intervenuar me gaz lotsjellës, shok bomba dhe plumba plastike ndaj palestinezëve ndërsa disa prej tyre janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe Kryetari i Këshillit të Vakëfeve të Larta Islame të Kudsit, Shejh Abdulazim Selheb.

Zyrtarë gjithashtu njoftuan se policia izraelite ka arrestuar shumë palestinezë, është përpiqur që të zbrazë Harem-i Sherifin dhe ka mbyllur dyert e saj.

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se shumë palestinezë janë plagosur si pasojë e gazit lotsjellës, shok bombës dhe plumbave plastike të policisë izraelite./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit