-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Njihuni me oazin në mes të shkretëtirës, fenomenin që mendohet të ketë qenë zanafillë e jetës

Më të lexuarat

Cuatro Ciénegas ka rrëmbyer vëmendjen e shkencëtareve dhe astrobiologjistëve. Poqese do të kishte makinë të kohës dhe pamjet do të ktheheshin mbrapsht, dhe do të shihej se si dukej ky rajon në parahistori, sigurisht se do të vihej rese asgjë nuk ka ndryshuar. Ky është mendimi i shkencëtarëve të vendit të njohur si “burimi i jetës në Meksikë”, ku pretendohet se filli i jetës qelizore nisi pranë burimit të oazit të Cuatro Ciénegas.

I humbur në shkretëtirë, kjo pishinë e vogël jep disa nga përgjigjet më të rënda që e mundojnë njerëzimin.

Ujërat e bukura të Cuatro Ciénegas nuk janë vetëm pishina të famshme në pikë të shkretëtirës, por janë baza e gjallesave primitive – stromatoliteve.

Stromatolotet janë shtresa të forta gurore të formuara nga bakteret.

Ato janë gjallesat më të hershme fosile të zbuluara ndonjëherë në tokë. Data e vjetërsisë së tyre llogaritet të jetë rreth 3.5 miliardë vite, dhe i kanë mbijetuar procesit të glacializimit, një gjë që asnjë gjallesë nuk e ka përballuar dot.

Shkencëtarët thonë se gjatë studimit të mikroorganizmave që janë prezentë në pishinat e Cuatro Ciénegas, kanë arritur te një ide lidhur me atë se si ka qenë jeta në të kaluarën. Këto mikroorganizma kanë qenë të parat që nisën procesin e fotosintezës, dhe mbuluan planetin me bimët e para.

Edhe sot, këto mikroorganizma vazhdojnë jetën duke krijuar oksigjen si miliona vite më parë.

Për ta kuptuar pse ka ujë në pikë të shkretëtirës, duhet shikuar 150 milion vite pas. Pasojat flasin për një vullkan të fuqishëm i cili ka flluskuar tokën dhe më pak ka krijuar pishinat e vogla nga të cilat dilnin gjallesat e para.

Edhe NASA madhe ka shfaqur interesim të madh lidhur me jetën e hershme që po dokumentohet në Meksikë.

Ky territor flitet se ka shumë për të na treguar. Ajo që mbetet të shihet është nëse ndonjë nga këto zbulime do të përfundojnë në laboratorët më prestigjiozë të botës. Shkencëtarët thonë se ky nuk është vendi ideal për të bërë foto dhe selfie, por për të hetuar atë që mund të thuhet si gjeneza e jetës në tokë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit