Deputeti Zafir Berisha ka reaguar pas publikimit në media se PDK-ja, shefi i EULEX-it dhe zyrtarë të BE-së donin dënimin e liderit të partisë Nisma për Kosovën Fatmir Limaj. Ai përmes një shkrimi bërë në profilin e tij thotë se poshtërsia e sojit të Hashim Thaçit është e pafund.
“Nuk është rastësi kur e kam thënë pak ditë më parë se edhe Tribunali kundër UÇK-së, që pritet të krijohet, do të bëhet për të bërë të mundur eliminimin e rivalëve politikë të kryebanditit Thaçi”, thekson Berisha.
Postimi i plotë i Zafirit në Facebook:
Kjo që është bërë publike sot rreth rastit “Kleçka”, dhe Fatmir Limajt tregon qartë se deri ku mund të arrijë banda e cila quhet PDK së bashku me kryebanditin e saj Hashim Thaçin. Poshtërsia e sojit të Hashim Thaçit është e pafund. Nuk është rastësi kur e kam thënë pak ditë më parë se edhe Tribunali kundër UÇK-së, që pritet të krijohet, dhe që Isa Mustafa me kënaqësi të madhe bën thirrje për ta kaluar në Kuvend, do të bëhet për të bërë të mundur eliminimin e rivalëve politikë të kryebanditit Thaçi, i cili është në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare, e cila është vendosur në Kosovë në emër të ndihmes për shtetin e Kosovës e që koha po e tregon se këta mafiozë, kanë për qëllim që të nxjerrin jashtë funksioni shtetin e Kosovës dhe ta falimentojnë përfundimisht atë, ashtu dhe si është duke ndodhur aktualisht. Poshtërsia në Kosovë s’ka kufij.kohaislame