-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

MTI: Kosova ka çmimin më të ulët të naftës në rajon

Më të lexuarat

Çmimi i derivateve ka shënuar rritje në Kosovë javët e fundit, përkundër që në berëzën ndërkombëtare ka shënuar rënie.
Në Kosovë një litër naftë është 1 euro e 3 cent, ku ka shënuar ngritje të çmimit për 5 cent brenda javës.

Mirëpo kjo rritje për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është konform me konkurrencën në rajon. Vjollca Dibra këshilltare për media dhe komunikim në MTI ka thënë për Indeksonline se Kosova e ka tregun më konkurrent në rajon sa i përket shitjeve me shumicë dhe pakicë të karburanteve të naftës.

Ajo çmimin aktual të naftës në treg e cilësoi krahasues me bursat aktuale ndërkombëtare. “Lëvizjet në çmime të bursave nuk reflektohen në treg menjëherë. Në bazë të analizave që ka bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë marzha e fitimit të produkteve të naftës është më e ulëta në rajon dhe kjo falë konkurrencës që kemi në treg”, ka thënë Dibra.
Mirëpo për ekspertin e ekonomisë Alban Zogaj, MTI është dashur që ta rregullojë tregun sa i përket kësaj çështjeje.

Zogaj tha se edhe kompanitë kosovare që merren me naftën duhet ta kenë parasysh vlerën e çmimit të saj në tregun kosovarë.
 
“Konkurrenca e kompanive në treg është dashur ta rregullojë çmimin e naftës. Për arsye se nëse ata e blen më lirë produktin në treg ata është dashur që edhe ta shesin më lirë. Por siç duket në tregun tonë nuk ka konkurrencë të mjaftueshme dhe ky rezultat i konkurrencës nuk po vërehet fare”, ka thënë Zogaj.
Ndërkaq në gjithë Kosovën janë rreth 50 importues dhe me 650 pika të shitjes me pakicë për derivate.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit