3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

EBA shprehin gatishmëri për të ndihmuar shëndetësinë kosovare

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot në takim Mazen Al Hajri , ekspert botëror i sëmundjeve të veshit dhe autoritet publik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë bisedës në këtë takim, dr. Mazen ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar shëndetësinë kosovare nëpërmjet sigurimit të implanteve kohleare të domosdoshme për trajtimin e shurdhimit tek fëmijët deri në moshën pesë vjeçare si dhe tek të rriturit, pajisje këto shumë të shtrenjta të cilat Ministria e Shëndetësisë nuk është në gjendje t’i sigurojë nga buxheti i saj.

Dr. Mazen, po ashtu, u zotua për themelimin e Qendrës së specializuar për trajtimin e problemeve të dëgjimit në Klinikën e ORL-së të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe për sigurimin e donacioneve për ndërtimin e disa institucioneve të kujdesit terciar në QKUK.

Ministri Agani falënderoi dr. Mazen për angazhimet e tija për të ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe përmes tij i bëri ftesë homologut të tij, Ministrit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe, që ta vizitojë Kosovën./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit