2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

6-vjeçarja blen pronë 8 milionë dollarë me fitime nga YouTube

Më të lexuarat

Një yll gjashtë vjeçar i Koresë së Jugut dhe prindërit e saj kanë blerë një pronë shumë milionë dollarëshe nga të ardhurat nga You Tube.
Boram është vajza gjashtë vjeçare nga Koreja e Jugut me 30 milionë abonentë në YouTube. Prindërit me këtë burim parash kanë blerë një pronë pesë katëshe në Seul me vlerën e 8 milionë dollarë.

Boram ka dy llogari popullore në YouTube në të cilën ajo poston përmbajtje: një kanal për rishikimin e lodrave me 13.6 milionë abonentë dhe një llogari video blog me 17.6 milionë abonentë.
Por disa nga përmbajtjet e Boramit kanë tërhequr polemika në Korenë e Jugut për vlerat që promovon.

Shumë prindër kanë shprehur shqetësime tek organizatat që mbrojnë të drejtat e fëmijëve lidhur me përmbajtjet e asaj që poston 6-vjeçarja, duke thënë se klipet e Boram mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe etik të shikuesve të rinj./monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit