-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Qeveria kushtëzon faljen e borxheve

Më të lexuarat

Ministri i Financave, Abdullah Hoti, gjatë në një konferencë për media të mbajtur sot pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ka qartësuar vendimin e Qeverisë për faljen e borxheve që qytetarët dhe bizneset kanë ndaj shtetit.
Hoti ka thënë se Qeveria ka vendosur për faljen e të gjitha borxheve që qytetarët dhe bizneset kanë ndaj shtetit deri në vitin 2008, por siç ka thënë ai, me kusht që t’i paguajnë borxhet që kanë për periudhën kohore 2009-2014.
 
Sipas tij, për të paguar borxhet për periudhën 2009-2014, qytetarët do të kenë kohë një vit, pasi ligji të hyjë në fuqi, dhe kështu borxhet që kanë pasur deri më 2008 do të llogaritën të falura. “Falja e borxheve kushtëzohet që pala të paguajë borxhet nga data 1 janar 2009- 31 dhjetor 2014 në mënyrë që pala të lirohet nga ndëshkimi dhe t’i falen borxhet. Ndërsa nëse hyhet në marrëveshje për të kryer obligimet prej vitit 2009-2014, pala lirohet vetëm nga ndëshkimi ndërsa paguan borxhin”, ka thënë Hoti.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit