0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbreti Selman jep urdhër për të mirëpritur si mysafir për haxh 200 familjar të viktimave të Zelandës së Re

Më të lexuarat

Të gjithë e kemi të freskët kujtimin e sulmit terrorist që ndodhi në Zelandën e Re, ku një terrorist i armatosur në dy xhami kishte vrarë mbi 50 musliman, derisa ata po bëheshin gati për të falur namazin e xhumasë. I gjithë sulmi ndodhi duke u transmetuar drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Para ca ditësh administrata e Mbretërisë e Arabisë Saudite në krye me mbretin Selman ka nxjerr një urdhër për të mirëpritur 200 haxhilerë nga Zelanda e Re që janë familjarë të viktimave të sulmit terrorist në Zelandën e Re.
Bota Islame njeh shumë mirë traditën e “mysafirëve të mbretit”, ku atyre u paguhen të gjitha shpenzimet e haxhit dhe kanë privilegje të shumta gjatë kryerjes së ritualit apo adhurimit të haxhit.
Kjo traditë vazhdon ndër vite, ku edhe shumë shqiptarë kanë kryer haxhin duke qenë pjesë e organizimit mbretëror për Haxhin.

Këtë vit do të jenë 1300 njerëz të ftuar për haxh si “mysafir të mbretit” nga 72 vende të ndryshme të botës.
Ministri i punëve të jashtme të Islamit, Davetit dhe Udhëzimit, Sheikh Abdullatif Al-Asheikh, që është udhëheqësi i këtij programi ka thënë se deri më tani nga ky program kanë përfituar 52,747 haxhilerë nga e gjithë bota./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit