-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Horror spitalor nga Jemeni: kolera që kaploi dhe nënën time

Më të lexuarat

Nga Manal Qaed Alwesabi

E ulur në një karrige të vogël afër shtratit të një spitali të stërngarkuar në Hudejda të Jemenit, më dukej vetja sikur isha në mes të një skene nga një film horror.

Ndjeja dhimbje mbytëse në gjoksi teksa nënën time duke u kllapitur. Ajo është diagnostifikuar me kolerë.

Teksa lëvizi nga shtrati një gruaja afërt saj, pashë një vrimë në mes të shtratit. Mendova se shtrati ishte thyer. Pastaj kuptova se çdo krevat në spital kishte një si kjo dhe nën çdo vrimë kishte një kovë, e cila herë pas here zbrazej nga stafi i spitalit.

Gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt. Unë isha në Sana, kur nëna më thirri në mbrëmje të më thoshte se ka pasur diarre të rëndë.

Edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk ishte ndjerë më mirë. Në orët e hershme të nesërmen, kuptova se gjendja i ishte përkeqësuar dukshëm dhe se po trajtohej në një spital privat.

Pasi dyshonin se ishte e infektuar me kolerë, zyrtarët e spitalit kishin refuzuar ta pranonin dhe e kishin dërguar në të vetmin institucion mjekësor që trajtonte pacientët e kolerës, spitali Al-Thavra.

U deshën shtatë orë udhëtim për të mbërritur atje. Lufta ka mbyllur pothuajse të gjitha rrugët. Sikur të punonin aeroportet, do të më duhej gjysmë ore.

Sapo hyra brenda, analizova me shqetësim fytyrat e grave derisa gjeta nënën time. E gjeta në shtratin e fundit në fund të dhomës, dukej shumë e zbehtë.

Nuk dija shumë për kolerën, përveç se mund të ishte fatale. Kur u shfaq për herë të parë në qytetin tim në vitin 2016, na është thënë të jemi të kujdesshëm kur lani frutat dhe perimet dhe dezinfektojini duart sa më shpesh të jetë e mundur.

Por, ndërsa lufta vazhdon, shkatërrimi i infrastrukturës, prishja e shërbimeve themelore dhe mungesa e duhur e ushqimit, sëmundja përhapet gjithnjë e më shumë.

Pacientët fillimisht u mbajtën në hapësira të ndara, por pasi rastet shumëfishoheshin, autoritetet e spitalit duhej ta transformonin kampin e improvizuar në një “lagje të përhershme”. Që nga fillimi i shpërthimit, Jemeni ka pasur rreth 1.5 milion raste të dyshuara kolere.

Në fillim, nëna nuk pranoi të më linte të qëndroja me të, duke u frikësuar se do të infektohesha. Ajo kishte frikë se shtatzënia ime do të më bënte më të prekur ndaj kolerës.

Ishte e dhimbshme të shihje të gjitha këto gra të luftonin kundër kësaj sëmundje të turpshme. Ajo u gërryente jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Ditën e tretë gjendja e nënës u përkeqësua.

Njerëzit që bënin mrekulli ishin personeli mjekësor, i cili, përkundër vështirësive dhe rreziqeve të punës së tyre, punonte me përkushtim të madh. Reparti kishte 24 orë në ditë, me infermieret që bënin ndërrime 12-orëshe për më pak se 250 dollarë në muaj – një shpërblim i vogël për përpjekjet e tyre heroike dhe rrezikun e lartë për t’u prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse që u ekspozoheshin në baza ditore. Gjatë pak ditëve që kam kaluar në spital, puna e tyre nuk ngadalësohej; ata pranonin të paktën pesë persona të infektuar, çdo ditë.

Isha jashtëzakonisht e lumtur kur të nesërmen mjekët na thanë se nëna ime është shëruar sa duhet shkuar në shtëpi. Ishte një lehtësim i madh që u largova nga aty.

Lufta na ka shkatërruar dhe na ka lënë shumë rrugë të hapura, ku secila prej tyre çon drejt vdekjes.

Ne nuk i urojmë askujt dhimbjen që kemi ndjerë, por shpresojmë që ata që e kanë filluar këtë luftë do të përballen me fatin që meritojnë për shkak të vuajtjeve dhe vdekjeve të panumërta në radhët e njerëzve të pafajshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit