-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, viziton BFI-në

Më të lexuarat

Nga ky vit akademik Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bashkërisht me BFI-në do të fillojnë me aktivitete të përbashkëta edhe për financimin e një pjese të Fakultetit të Shkencave Islame
 
 
Një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga ministri Abdilaqim Ademi, vizituan Bashkësin Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), ku dhe zhvilluan një takim në të cilin diskutuan për angazhimin e përbashkët në institucionet edukativo arsimore të BFI-së, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar për aspektet edukativo-arsimore dhe për funksionimin e institucioneve arsimore në kuadër të BFI-së, siç janë Medreseja e Mesme “Isa Beu” dhe Fakulteti i Shkencave Islame.
 
Ministri Abdilaqim Ademi, tha se në takim është biseduar për koordinimin e aktiviteteve edukativo arsimore reth aspekteve juridike dhe legale, për funkisonimin e të njëjave, mirëpo edhe për mundësin e bashkëpunimit dhe harmonizimit të të gjitha aktiviteteve tjera që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin e këtyre dy institucioneve arsimore.
 
Ademi theksoi se nga ky vit akademik Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bashkërisht me BFI-në do të fillojnë me aktivitete të përbashkëta edhe për financimin e një pjese të Fakultetit të Shkencave Islame, ashtu siç kanë qenë të financuar më herët edhe fakultetet tjera teologjike në Maqedoni. 
 
“Nxënësit që përfundojnë Medresenë, ndonjëher ballafaqohen edhe me probleme të ndryshme për vazhdimin e studimeve të tyre në ciklet e më larta, për shkak të mos përfshirjes së tyre në provimin e maturës shtetërore dhe për shkak të mos regjistrimit të kësaj shkolle në regjistrin e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë, që mendoj se përbën një problem thelbësor edhe për BFI-në, por edhe për sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i Shkencës dhe Arsimit në Maqedoni.
 
Ai shtoi se është shpehur gatishmëria dhe vullneti i ministrisë për rregullimin juridik të këtyre çështjeve, sepse sipas tij bëhet fjalë për funksionimin normal të këtyre shkollave dhe për inkuadrimin e këtyre institucioneve arsimore në sistemin arsimorë në Republikën e Maqedonisë, të cilat do të ishin të njohura edhe nga gjithë institucionet tjera shtetërore dhe ndërkombëtare. 
 
Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në fjalën e tij tha se BFI ka pasur nevojë të kahmotshme për një takim të till, për arsye se gjatë punëve të tyre të përditshme me institucionet edukativo-arsimore hasin në vështirësi të ndryshme.
 
Rexhepi tha se temat kyçe që janë diskutuar në takim ishin institucionet e BFI-së, Medreseja e Mesme “Isa Beu” dhe Fakulteti i Shkencave Islame. “Bashkërisht jemi në pajtueshmëri të plotë që punët ti ecim në koordinim të përbashkët, gjithandej ku është interesi i përgjithshëm këtu në Republikën e Maqedonisë”, tha ai./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit