3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryeministri pakistanez të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Më të lexuarat

Ditën e hënë, Kryeministri pakistanez Imran Khan takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është vizita e tij e parë në SHBA që nga marrja e detyrës së Kryeministrit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aman Azhar bisedoi me ekspertë dhe banorë pakistanezë në Shtetet e Bashkuara, rreth pritjeve të tyre nga kjo vizitë, cila po shihet si pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton VOA.

Që kur mori detyrën në vitin 2017, Presidenti Donald Trump ka kritikuar aleancën e Pakistanit me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo ka dështuar të luftojë grupet ekstremiste.

“Ne po e mbështesim Pakistanin. U kemi dhënë 1.3 miliardë dollarë në vit, të cilat nuk do t’i japim më. Unë e ndërpreva ndihmën, sepse nuk po sillte asgjë gjë për ne”, kishte thënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Pentagoni ndërpreu qindra miliona dollarë ndihma për ushtrinë e Pakistanit, nën akuzat se Islamabadi ndihmon kryengritësit, gjë që është mohuar nga Pakistani.

Tani që bisedimet për paqe me talibanët afganë po ecin përpara, ish ambasadori amerikan në Pakistan, Richard Olson, thotë se ka vend për raporte bilaterale.

“Mendoj se kjo përmirëson gradualisht raportet midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit. Është e vështirë të parashikohet ajo që filloi para një viti. Mendoj se Uashingtoni vlerëson tani ndihmën që Pakistani ka dhënë në arritjen e paqes dhe të një zgjidhjeje politike në Afganistan”, tha Richard Olson ish ambasdor i Shteteve të Bashkuara në Pakistan.

Richard Olson thotë se të dy udhëheqësit kanë shumë të përbashkëta.

“Nga pikëpamjet politike të dy ata vijnë nga qendra e djathtë. Të dy kanë qenë të famshëm dhe kishin personalitet shumë-ngjyrësh. Nuk di cila mund të jetë dinamika e tyre. Askush nuk mund ta parashikojë atë”, tha Richard Olson ish ambasdor i Shteteve të Bashkuara në Pakistan.

Udhëtimi i parë i kryeministrit pakistanez Imran Khan në SHBA, po shihet si fund i tensioneve.

“Diaspora pakistaneze dëshiron që vizita e kryeministrit Khan me Presidentin Trump dhe zyrtarët tjerë qeveritarë, të jetë pikë e fillimit. Ata shpresojnë që kjo të vazhdojë dhe të ndërtohen raporte midis dy udhëheqësve”, tha Rasheed Chotani nga Komisioni Politik Pakistano-Amerikan.

“Komuniteti pakistanez në ShBA është i lumtur për ardhjen e tij, sepse kjo mund të sjellë një reformën ekonomike që është e mirë për vendin dhe kombin”, tha Ali Rivzi pakistanez nga Amerika.

“Të gjithë në Pakistan po shpresojnë që Imran Khan do të bëjë atë që nuk është bërë ende”, thotë Moinudin Pirazada pakistanez nga Amerika.

Takimi rrit shpresat se dy udhëheqësit mund të sjellin përparim në marrëveshjen e paqes me Afganistanin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit