Mos pagesa e faturave të rrymës nga serbët e Kosovës, po e dëmton buxhetin e vendit për 12 milion euro në vit.
E për këtë Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut u kërkon qytetarëve të protestojnë.
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë thonë se këto shpenzime të serbëve të veriut nuk po i paguan askush.
Serbët e veriut vazhdojnë të mos i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Këto shpenzime sipas Zyrës së Rregullohet të Energjisë, nuk po i paguan askush. Mirëpo nga Instituti për Zhvillime Politike thonë se pagesat po bëhen nga buxheti i Kosovës, prej 12 milionë euro në vit.
Dardan Azemi nga ky institut ka thënë se nuk po bëhet trajtim i barabartë i taksapagueseve të energjisë.
“Energjia që shpenzohet në veriun e Kosovës brenda 24 orëve shkon në 50 megavat. Kalkulohet që çmimi mujor i kësaj energjie të shpenzuar në veri është një milion euro, që iu faturohet qytetarëve të Kosovës. Nëse jo me fatura të drejtpërdrejta këtë energji prapë e paguajmë ne qytetarët e Kosovës përmes buxhetit të Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Dardan Azemi.