Kongresi Botëror Mobil (MWC – Mobile World Congress) filloi në qytetin spanjoll të Barcelonës, ndërsa këtë vit priten 90.000 vizitorë nga mbi 200 vende të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e parë të këtij kongresi, që është në fokus të botës teknologjike dhe tërheq kompanitë më të rëndësishme në këtë sektor, u prezantuan orët e “mençura” të kompanive Huawei, LG, syze për “realitet virtual” të prodhuesit HTC dhe modelet e Samsung Galaxy, telefonët e “mençur” S6 dhe S6 Edge.
Samsung Galaxy S6 mund të blihet me ngjyrë të bardhë, të zezë, të verdhë, të artë, kaltërt, dhe të gjelbër, me kapakë metalike pa mundësinë e ndërrimit të baterisë. S6 ka madhësi të ekranit prej 5,1 inç me rezolutë prej 577 PPI dhe 2,560×1.440 (pixels per inch). Gjithashtu, S6 ka 16 Megapiksel për foto dhe video incizim, LED flash, si dhe mundësi tjera të shumta.
Samsung gjithashtu në Barcelonë prezantoi edhe programin e tij “Samsung Pay”, sistem i ri i pagesës nëpërmjet telefonit, i cili do të jetë i gatshëm në verë.
HTC ka prezantuar “Re Vive” syze për “realitetin virtual” të fiksuar me 70 sensorë dhe perspektiv për zgjerimin e rrethit, ose 360 gradë. HTC prezantoi telefonin e ri markës tajvaneze që karakterizohet me kamera prej 20 Megapixele.
LG në Barcelonë prezantoi orën e mençur Watch Urbane LTE, e cila ka aftësinë për thirrjet telefonike, mundësinë për tu lidhur në 4G dhe sistem të veçantë operativ Android. Orën e mençur, të quajtur “SmartWatch”, paraqiti edhe kompania Huawei, ndërsa specifikë e saj është ekrani me 1,4 MP dhe rezolucioni 400×400.
Barcelona, në bazë të marrëveshjes me MWC-TV, do të jetë organizatore e kongresit deri në 2018, si dhe do të ketë përfitime ekonomik nga kjo. Fitimi që qyteti i Barcelonës ka nga Kongresi, kalon 350 milion dollarë.