-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Më të lexuarat

Dani Alves është bërë futbollisti i parë që i fiton 40 trofe, pas triumfit të Brazilit në Copa America kundër Perusë.

36-vjeçari, i cili ishte kapiten i përfaqësueses së tij, njëherësh u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut që u mbyll me fitoren e Selecao me rezultat 3-1 në stadiumin ikonik, Maracana.

Brazili ishte nikoqir i këtij turneu, ndërsa ky ishte triumfi i parë që nga viti 2007 dhe shënon një arritje të madhe, pas dështimit zhgënjyes në Kampionatin Botëror të vitit 2014, në të cilin ishin po ashtu nikoqirë.

Ky ishte trofeu i katërt me kombëtaren për Alves, i cili i ka fituar edhe dy Kupa të Konfederatave dhe tash dy trofe të Copa America.

Ai i fitoi pesë trofe me Sevillan, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2008. Në tetë vitet e qëndrimit në Camp Nou fitoi shumicën e trofeve të tij, plot 23.

Braziliani kaloi te Juventusi në vitin 2016, ku e fitoi titullin dhe Kupën e Italisë, ndërsa pas një sezoni u transferua te Paris Saint-Germaini.

Në Francë, ai i grumbulloi gjashtë trofe, ndërsa tash është lojtar i lirë dhe pritet të shihet se ku qëndron e ardhmja e tij dhe se a do të shtohet numri i trofeve në sirtarin e Dani Alves. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit