-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Largojini fëmijët nga bateritë, ky objekt mund ti marrë jetën!

Më të lexuarat

Në ditët e sotme, bateritë i kemi kudo, që nga telekomanda, lodrat e fëmijëve e deri tek furçat e dhëmbëve.Sipas të dhënave të një studimi amerikan, numri i prindërve që paraqiten me fëmijë që kanë gëlltitur bateri është shumëfishuar gjatë 20 viteve të fundit, aq sa llogaritet që një incident i tillë ndodh çdo 90 minuta.

Gëlltitja e një baterie mund të shkaktojë dëme të rënda deri në humbje jete brenda një kohe të shkurtër. Në ambientin me lagështirë të ezofagut apo stomakut, bateria mund të çlirojë substanca të dëmshme që mund të shkaktojnë gërryerje apo hemorragji. Në rast se bateria ngec në ezofag, pasojat mund të jenë fatale brenda më pak se dy orë. Në rast se prindërit dyshojnë se fëmijë mund të ketë gëlltitur një bateri, duhet që ta dërgojnë urgjent në spital.

Incidentet me bateritë nuk janë të vetmet të cilat kërcënojnë jetën e fëmijës brenda mureve të shtëpisë. Në revistën “Pediatrics” është publikuar një studim sipas të cilit, çdo katër orë në SHBA një fëmijë nën 3 vjeç paraqitet në spital për t’u mjekuar në gojë apo fytyrë për plagët e shkaktuara nga biberoni apo gotat.

Në 86% të rasteve, fëmija ka qenë duke vrapuar me një prej këtyre objekteve në gojë. Dy të tretat e rasteve janë fëmijë të moshës rreth 1 vjeç, të cilët sapo kanë mësuar të hedhin hapat e parë. Specialistët sugjerojnë që për të shmangur incidente të tilla, fëmijëve u duhet shpjeguar se nuk duhet të lëvizin kur kanë në gojë këto objekte. Kjo do të parandalonte në masën 80% incidente të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit