Udhëheqësi lokal i muslimanëve thotë se sulmet ndaj pronave të komuniteteve turke dhe muslimane janë bërë sistematike.
Një lider i komunitetit Islamik e ka përshkruar si të egër shkrimin shkarravitës vdekje turqve në një zyrë për çështje fetare në Bullgari.
Në natën e së dieles, vandalët e paidentifikuar me shkrim shkarravitës shkruan parullën në hyrje të ndërtesës së Myftiut në Blagoevgrad, në Bullgarinë jugperëndimore.
Myftiu i Blagoevgradit, Ajdin Muhammed tha për gazetarët e Agjencisë Anadolu se komuniteti lokal musliman kishte përjetuar sulme të tilla skandaloze edhe më parë, duke pretenduar se vandalët janë të njohur, por fajtorët mbeten të pa dënuar.
Disa nga sulmuesit e strukturave fetare që i përkasin turqve dhe muslimanëve u arrestuan, por gjatë hetimit ata nuk u dënuan me ndonjë dënim për shkak se ‘dëmi që rezulton është më i ulët se paga minimale e paguar për të punësuarit në vend’, tha Myftiu, Ajdin Muhammedi.
Myftiu, udhëheqësi i muslimanëve bullgarë ka deklaruar se sulmet racore kundër Bashkësisë Islame janë bërë sistematike, që arriten numrin mbi 250 incidente në 25 vitet e fundit.
Rreth 1.5 milion, prej 7