2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Serbia kryeson forumin ndërkombëtar të NATO-s SEEGROUP

Më të lexuarat

Kryesimi nga Serbia i një forumi ndërkombëtar të NATO-s do të përmirësojë partneritetin e vendit me Aleancën.
Pasi morri kryesimin kohët e fundit të Grupit Drejtues të Bashkëpunimit të Sigurimit të Evropës Juglindore (SEEFROUP), Serbia ka në plan të përqëndrohet në luftën kundër terrorizmit e luftëtarëve të huaj dhe përmirësimin e sigurisë globale.
 
Grupi joformal i NATO-s u formua në tetor 2000, me qëllim për të nxitur çështjet politike dhe të sigurisë të rëndësishme për Europën Juglindore. Grupi mbledh anëtarët e NATO-s, vendet e rajonit partnere të Aleancës dhe anëtarët e Aleancës Evropiane Perëndimore.
 
SEEGROUP ofron një mundësi për shtetet e rajonit për të shkëmbyer informacion në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë dhe për të nisur projektet e përbashkëta që lidhen me sigurinë rajonale.
 
“Si një platformë që ka pragmatizëm dhe informalitet, SEEGROUP [nxit një] shkëmbim të hapur të mendimeve mbi temat politike dhe të sigurisë, të rëndësishme për të gjithë rajonin. Ky është një kontribut për kuptim më të mirë rajonal si dhe për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale” tha Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë në deklaratën me shkrim për SETimes.
 
Ministria tha se takimet e SEEGROUP ndihmojnë të bëjnë që çështjet e rëndësishme për Serbinë dhe rajonin të bëhen të dukshme në vendet dhe partnerët e NATO-s në Evropë Perëndimore.
 
Kryesia e grupit të Serbisë do të kontribuojë për të çuar më tej besimin e ndërsjelltë midis shtetit dhe Aleancës, dhe gjithashtu do të nxisë krijimin e një plani dypalësh me vendet anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, tha ministria.
 
Jelena Milic, drejtore në Qendrën e Beogradit për Studime Euro-Atlantike, pajtohet se kryesimi SEEGROUP do të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimin midis Serbisë dhe NATO-s.

“Serbia po e mban kryesimin në një kohë kur rajoni është i rrethuar nga konflikte të mëdha dhe përballet me sfida të mëdha: ISIL, Ukraina, rritja e migrimit, azilkërkuesit,” i tha Miliç SETimes. “SEEGROUP mund të jetë një shans për të përfshirë Kosovën në bisedime mbi përgjigjet e përbashkëta rajonale dhe të zakonshme të kërcënimeve dhe sfidave, sepse është” fizikisht” e pamundur pa komunikim dhe bashkëpunim me forcat e sigurisë së Kosovës. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina (BiH) duhet të kuptojnë se duke përjashtuar Kosovën, ata janë duke marrë përsipër rreziqe të lëshimeve eventuale që mund të ndodhin duke bllokuar Kosovën në nisma të sigurisë për rajonin.”
 
Ajo shtoi se ka ende disa pengesa institucionale në Serbi për t’u bërë një partner i NATO-s, por kjo është një arsye kryesore pse Serbia duhet të distancohet nga Rusia dhe për t’u afruar me Aleancën.
 
“Për shkak se partneriteti dhe bashkëpunimi me NATO-n do të thotë forcimi i sundimit të ligjit, pasqyrim demokratik i sistemit të sigurisë, kontroll i rezultateve të buxhetit për sistemin — bazat për një shtet të vendosur ligjor,” tha Miliç. “Këto rrethana do të lehtësojnë po ashtu integrimin në BE të Serbisë. Duke shkuar më afër Rusisë sjell diçka krejtësisht të kundërt — më shumë autoritarizëm dhe arbitraritet dhe rrezikun për aventura të panevojshme.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit