-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nesër mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri

Më të lexuarat

Zyrtarisht në Shqipëri e shtuna është heshtje zgjedhore, pasi nesër do të mbahen zgjedhjet vendore për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Sipas Kodit Zgjedhor të Shqipërisë, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.

Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të drejtën e votës e kanë mbi 3.5 milionë qytetarë, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Në zgjedhje do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të 61 bashkive dhe për anëtarët e këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Ndërkohë Policia e Shqipërisë për garantimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha fazat e tij, ka marrë një sërë masash shtesë, duke angazhuar mijëra forca policore. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, janë trajnuar 7.779 punonjës të policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor.

Në zgjedhje merr pjesë partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, së bashku me disa parti aleate të saj dhe disa parti të tjera opozitare.

Nga ana tjetër, partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), kanë bojkotuar zgjedhjet vendore, ndërsa që pas dorëzimit të mandateve parlamentare në muajin shkurt kërkojnë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, duke organizuar protesta prej disa muajsh.

Pas këtyre zhvillimeve, presidenti Meta zyrtarizoi më 10 qershor vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet vendore, duke vendosur anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Pas tensioneve dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama, presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për organizmin e zgjedhjeve vendore, duke caktuar 13 tetorin e këtij viti, por edhe kjo datë është kundërshtuar nga Partia Socialiste e cila mbështet datën 30 qershor për zgjedhjet vendore. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit