-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ana e gabuar e historisë është shumë e populluar

Më të lexuarat

Oliver Burkeman

Në fillim të muajit, ndërkohë që ajo masë impulsesh konfuze që aktualisht mbulon detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara përgatitej që të shkonte në Londër, kryetari i bashkisë së qytetit Sadiq Khan deklaroi për The Guardian, se ajo vizitë do ta fuste Mbretërinë e Bashkuar “në anën e gabuar të historisë”.

Kam prirjen të jem dakord me të, që do të ishte më mirë të shmangej ai udhëtim, në mos për të tjerat, për faktin se është rrezikuar racionimi i cheesburger-ave, por është koha që t’i japim fund kësaj historisë së “anës së gabuar të historisë”. Ashtu si hapësira mes jastëqeve të divanit, që mbushet me monedha dhe copëza plasteline, u bënë disa vite që ana e gabuar e historisë është populluar shumë.

Mes atyre që kanë hyrë janë tifozët e Brexit, ata që janë no vax, ata që janë pro vax, feministet që nuk pranojnë idenë e gjinive si fakt absolut, politika e majtë somalo-amerikane Ilhan Omar dhe Benjamin Netanjahu.

Koha është progres

Kur revista online Vox i kërkoi një komisioni ekspertësh se për çfarë do të na vijë turp pas pesëdhjetë vitesh, përgjigjet kanë përfshirë luftën ndaj drogës, ligjet që pengojnë blerjen e shërbimeve seksuale dhe faktin që jemi mishngrënës. Por ndoshta ajo gjë për të cilën duhet të turpërohemi vërtetë, është se kemi këmbëngulur mbi konceptin e anës së duhur dhe anës së gabuar të historisë.

Dyshimi më lindi kur studiuesja e etikës Karen Prior, në përgjigje të pyetjes së Vox, tha se një prej gjërave që të gjithë i konsiderojmë tmerr do të jetë aborti. Progresisti mesatar, natyrisht që do të protestojë fort. Po si mund të jemi të sigurt që Prior gabon? T’i bësh apel gjykimit të historisë, do të thotë të imagjinosh si do ta mendojë një grup njerëzish në të ardhmen, kështu që nuk ka përse të habitemi nëse do të jenë dakord, me cilindo që do të kërkojë mendimin e tyre.

Çështja nuk është se përgjatë historisë jo gjithçka përmirësohet. Supozoj që jemi të gjithë dakord mbi faktin që bota është një vend më i mirë, tani që jetëgjatësia është rritur, gratë kanë të drejtën e votës dhe lija është zhdukur. Ideja e gabuar është që të presim një përmirësim progresiv të gjërave, thjeshtë falë kalimit të kohës. Për të përdorur fjalët e politologut Jacob Levy: “Të kuptosh dhe të bësh gjënë e duhur, është e vështirë; është një luftë që i paraqitet çdo individi dhe çdo brezi. Ideologjia e historisë si progres moral përpiqet të na bëjë që të na duket e lehtë”.

Një ide e mirë

Kryebashkiaku Khan është deklaruar kundër vizitës së Trumpit, sepse “e djathta ekstreme është në ngjitje në të gjithë botën, dhe rrezikon të anulojë të drejtat dhe liritë, që i kemi fituar me mund”, dhe kush mund të thotë se gabohet? Por kjo ndihmon që të kuptojmë më mirë, përse ideja e “anës së gabuar të historisë” nuk ka kuptim. Nëse në fund do të garantohej humbja e të djathtës ekstreme, do të kishim shumë më pak gjëra për t’u shqetësuar.

Ndërsa rreziku i vërtetë vjen kur, në ditët e sotme, këtë ide e përdorin urëndërtuesit modernë për të mos marrë në konsideratë mundësinë, që mund të jenë ata që gabojnë. Nëse je i sigurt se historia do të të japë të drejtë, nuk ka nevojë që të sforcohesh për të kuptuar se kush e mendon ndryshe nga ti: të mjafton ta eleminosh duke thënë se është një dinosaur, dhe nuk vetëdijësohet për progresin që ka bërë etika.

Paradoksi është se në realitet, është ide e mirë të reflektosh mbi gjykimin e historisë, jo për të konfirmuar opinionet tona, por për t’i vënë në diskutim dhe përshtatur një qasje më të përulur. Në të kaluarën ka patur shumë periudha kur njerëzit prisnin gjëra të tmerrshme apo qesharake, por me sa duket nuk i konsideronte të tilla. Pse ne duhet të jemi imunë nga kjo gjë, vetëm prej faktit që jetojmë tani? /The Guardian – Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit