1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sipas Lajiqit, Serbia ka humbur 228 milionë euro nga taksa e Kosovës

Më të lexuarat

Beograd, 27 qershor – Serbia humb një milion euro në ditë për shkak të taksës doganore të Prishtinës për mallrat me origjinë serbe, ndërsa që nga vendosja e saj e deri më 24 qershor kjo shumë ka arritur në rreth 228 milionë euro. Kështu deklaroi sot ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq.

Ai i deklaroi TV Prva të Beogradit se kjo humbje mund të jetë edhe më e madhe, sepse ekziston mundësia që Serbia të zhduket përgjithmonë nga tregu i Kosovës.

Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova ndaj mallrave serbe, vendet fqinje kanë hyrë në tregun kosovar dhe është pyetje e madhe nëse, po ta heqë nesër Kosova këtë masë, biznesmenët tanë, që janë 2.600, do të mund të ktheheshin në këtë treg, citon FoNet deklaratën e Lajiqit në TV Prva.

Ai ka thënë po ashtu se Serbia i ka gati “në tavolinë” kundërmasat, kurse Qeveria “po i matë mirë” para se të marrë vendimin përfundimtar për zbatimin e tyre,/Koha.net.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit