-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjermania ka një problem, quhet terrorizmi djathtist

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se vendi i tij ka një problem që quhet terrorizëm i krahut të djathtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas shkroi një artikull për gazetën gjermane “Bild”, në të cilën ai preku problemin e terrorizmit në vendin e tij, i cili shkurtimisht komentoi rreth vrasjes së fundit të guvernatorit të provincës gjermane Kassel, Walter Lubcke.

Ai thotë se politikanët në Gjermani, edhe përkundër faktit se kanë kaluar 80 vite që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, janë përsëri viktima të terroristëve të djathtë, për shkak të bindjeve të tyre politike, për shkak të përkushtimit të tyre ndaj atdheut.

Në artikullin e tij, ai vuri në dukje sulmet mbi një numër të kryebashkiakëve dhe kryetarëve të komunave në vendin e tij të cilët ishin sulmuar më parë dhe të cilët këtyre ditëve përsëri marrin kërcënime me vdekje.

Ai kujtoi disa vrasje brutale që janë kryer nga anëtarët e grupit neo-nazist “Nëntoka e Nacional Socialiste” (NSU), të cilat ende janë të pazgjidhura.

Po ashtu potencoi edhe sulmin e fundit ndaj kryebashkiakut të Këlnit, Henriette Reker dhe kryebashkiakut Altene, të cilët këto ditë përsëri kanë pranuar kërcënime me vdekje, si dhe, siç tha, urrejtjen mizore ndaj guvernatorit Walter Lubcke, i cili u vra më 2 qershor.

“E gjithë kjo tregon se sytë tanë janë ende të mbyllur. Gjermania ka problemin e terrorizmit dhe ne kemi mbi 12.000 ekstremistë të dhunshëm të krahut të djathtë në vendin tonë, 450 prej tyre kanë arritur të hyjnë në NSU, megjithëse janë me fletëarrest. Nëse dikush dyshon për këtë, le të shohë Christchurch, Utoya ose Pittsburgh-un”, tha Maas.

Kreu i diplomacisë gjermane paralajmëron se neglizhimi i rasteve të tilla mund të ketë pasoja vdekjeprurëse dhe se kjo duhet të emërohet me emrin e duhur, që është terrorizmi i djathtë.

“Terrorizmi është terrorizëm, nuk ka asgjë për të relativizuar, nuk ka arsyetim për dhunën terroriste, pavarësisht nga vjen ajo. Të gjithë jemi të sfiduar dhe ne duhet të merremi me këtë problem”, nënvizoi Maas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit