-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fëmijët të vishen si fëmijë

Më të lexuarat

FËMIJËT TË VISHEN SI FËMIJË

Të dashura nana, shumë herë po pranoj fotografi të fëmijëve tuaj dhe jam e lumtur për raportet e mirëbesimit që i kemi ndërtuar.

Disa nanave u’a kam thënë personalisht por dua edhe publikisht të ju them që të keni kujdes me veshjen e fëmijëve.

Në fillim dua të ju flas si profesioniste. Shoh shumë fotografi të fëmijëve qoftë në kopësht apo diku në hapësira të jashtme në lodra, me pantollona shumë të ngushtë, farmerka të shkyera, bluza të bukura firmato apo fustane të bukura e të rënda që nuk kanë përmbajtje pambuku, të gjitha këto të papështatshme për lojë e vrapim.

Në këto ditë vere ju lutem veshni fëmijët sa më komod, fëmija duhet të luaj, të jetë i lirë të vrapojë, të jetë sa më afër tokës e natyrës duke u ndjerë rehat.

Si nanë dua të ju them se investimi në rroba për të cilat ju do mërziteni kur të njëllosen sepse u kanë kushtuar shtrenjtë është i panevojshëm.

Më ka rastisur të shoh nëna që u kërkojnë fëmijëve të kenë kujdes me rrobat e të mos i njëllosin gjatë lojës, kur i pyeta përse po i preukuponi fëmijët më thanë sepse kanë kushtuar le t’i ruajnë së paku.

Edhe njëherë po kthehem te kultura e huazimit në Angli, atje përkundër standardit nanat shkëmbejnë rrobat e fëmijëve mes vete dhe nuk brengosen vet por as nuk e preukupojnë fëmijën me dukje, fëmija duhet të meret me aktivitetet e tij pa e lodhur kokën a po njëllosen ato rroba, sepse me gjithë aktivitetin e tyre do kenë njolla ushqimi e balte dhe n’fund të fundit edhe ashtu duken bukur.

Rrobat le të jenë të përdorshme dhe të pastërta.Unë jam pro që fëmijët të duken bukur madje edhe glamuroz ndonjëherë, por jo të ngarkohen çdo ditë duke u pamundësuar komoditetin që u duhet për të lëvizur shlirë.

Leni të luajnë me baltë, të vrapojnë e të bëjnë rrobat me njolla, kështu është fëmijëria, le të jenë fëmijë.

Me dashuri, Razije Musa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit