1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Heshtja e PS dhe disa interpretime për ‘dashurinë’ Rama-Veliaj

Më të lexuarat

Që prej të shtunës, kur presidenti Ilir Meta vendosi të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit, më i zellshmi nga krahu i majtë për të komentuar situatën e krijuar ishte Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës. Akuzat e tij ndaj presidentit, por edhe ndaj opozitës, tejkalojnë çdo fantazi. Nga lidhjet ‘ruse’ e deri tek fyerjet për qytetarët protestues, Veliaj ka dalë në ballë.

Edhe të hënën, kur u mblodh kryesia e PS, ai ishte i pari që u shfaq në krah të Edi Ramës, të dy me një buzëqeshje të sforcuar. ‘Kujdesi’ i Veliajt për të përcjellë shefin e tij deri tek makina, duke ia vënë dorën në shpatulla, mund të komentohet në mënyra të ndryshme.

E para, në median sociale, përveç një fotoje ku Veliaj shfaqet i lagur mes këmbëve, kjo është fotoja më e komentuar. Disa thonë se kur të mbron kaq shumë, dhe në mënyrë kaq të bajatshme Veliaj, diçka nuk po shkon siç duhet për kryeministrin Rama.

E dyta, fakti që Veliaj nuk po flet më si administrator i qytetit, por si një kandidat për të zëvendësuar Ramën, tregon se ai mund t’ia ketë me të ‘futur’ Ramës, siç ndodhi edhe në rastin e protestës studentore.

E treta, ka prej atyre që thonë se Veliaj është bërë ‘skifter’ i Ramës sepse fushata e tij zgjedhore është e dobët, jo për shkak se vendi nuk do shkojë në zgjedhje, por sepse ai nuk ka çfarë prezanton më. Projektet e tij të mëdha, sheshi ‘Skënderbej’ apo Pazari i Ri janë ezauruar. Ndërkohë qyteti po mbytet në ndërtime e beton sidomos rreth qendrës, duke shtuar ndotjen dhe kaosin.

E katërta dhe ndoshta më e rëndësishmja, që prej të shtunës, asnjë figurë e rëndësishme e PS-së nuk ka dalë në krah të kryeministrit Edi Rama. Nuk kanë dalë as figurat e vjetra të PS-së së dikurshme, por për habi as njerëzit e Rilindjes. Ish-ministrat Gjiknuri, Bushati e Nikolla janë në hije, kurse rolin e tyre e ka marrë për çdo gjë Elisa Spiropali, duke krijuar jo pak situata ironie brenda shumicës së heshtur në PS.

Nisur nga ky moment qesharak, kur Veliaj po bën edhe interpretime ligjore dhe kushtetuese, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka postuar një video.

“Ja dhe ky nuli (hiçi) i bashkisë. Bën sikur merr vesh nga Kushtetuta dhe legjislacioni. Si tha para ca kohësh? “Po të ishte për rregullat e KLSH, nuk do shtroja asnjë metër asfalt. Por unë e shkel ligjin nga dashamirsia mo nga dashamirësia…” Ligjdashës i madh është! Nuli mbetet nul”, shkruan Manjani.

VIDEON NDIQENI ME POSHTE:

https://www.facebook.com/100013033472627/videos/678715832572860/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit