2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Masakër nga regjimi i Asadit edhe gjatë festës së Bajramit

Më të lexuarat

Të paktën 5 civilë e kanë humbur jetën pas sulmeve intensive ajrore të cilat avionët luftarakë të regjimit të Bashar Al-Assadit në Siri i kryen në zonën e deeskalimit në Idlib në ditën e dytë të Fitër Bajramit.

Regjimi i Asadit në orët e para të mëngjesit bombardoi fshatrat Kensafra, Et Tuh, Der Sunbul dhe Kefer Avid, të cilat ndodhen brenda kufijve të zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë.

Burimet lokale njoftuan se kanë humbur jetën 5 civilë, shumica e të cilëve fëmijë si pasojë e sulmeve ajrore.

Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Burimet e Mbrojtjes Civile njoftojnë se 231 civilë, përfshirë 59 fëmijë, janë vrarë në muajin maj nga sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit sirian, grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusia.

Ndërkaq, mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në shtator./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit