1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Depresioni e ankthi në rritje, studimet: Shkaku kryesor janë…

Më të lexuarat

Në epokën dixhitale, duket sikur çdo sekondë e jetës sonë duhet të dokumentohet. Lehtësia me të cilën mund të kapim një fotografi dhe ta hedhim atë në rrjetet tona sociale, mund të bëjë që ju të përqendroheni më shumë në ndarjen e lumturisë sesa ta shijoni atë. Por kjo nuk është e vetmja mënyrë se si rrjetet sociale mund të na dëmtojnë.

Amerikanët shpenzojnë mesatarisht 11 orë çdo ditë duke bashkëvepruar me disa forma të mediave, nga moshat 18 deri në 34 vjeç duke shpenzuar gati një të tretën e asaj kohe në telefonat e tyre. Në të njëjtën kohë, adoleshentët dhe të rinjtë vuajnë nga çrregullime të humorit dhe mendimet vetëvrasëse, në një numër më të madh se çdo gjeneratë e mëparshme. Megjithatë, disa studiues, duke përfshirë Kevin Gilliland, një psikolog klinik i licencuar dhe drejtor ekzekutiv i Innovation360 mendojnë se efektet mediave sociale janë shumë individuale.

Kurrë më parë në historinë tonë njerëzit kanë qenë të goditur me informacione në vëllime të tilla ekstreme. Është pothuajse e pamundur të përqendrohesh në një bisedë apo aktivitet, sepse gjithmonë ka diçka tjetër, e cila tërheq vëmendjen tonë. Kjo është arsyeja, se pse shpesh ndihemi sikur jemi më të vetmuar se kurrë.

“Pyesim veten pse ndihemi më të vetmuar se kurrë. Është për shkak se pëlqimet dhe komentet, nëpër rrjete sociale, nuk janë të njëjta sikur të shohësh një mik që e njeh mirë dhe ndan një çast me ta”.

Drita e duhur për selfie, apo këndi i saktë për një foto perfekte si dhe aplikacionet për rregullimin e fotografive nënkuptojnë që ne shpesh jetojmë në një subrealitet ‘’të filtruar’’. Kemi parë për dekada, se si revistat dhe mediat paraqesin disa imazhe që krijojnë një sfidë për identitetet tona. Por ne po e bëjmë këtë sfidë akoma dhe më të madhe, falë kohës që i kushtojmë kësaj bote virtuale.

Po shohim sesi ankthi dhe depresioni janë prezente kryesisht, në grupmoshat 10 deri në 24 vjeç, ku vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes. Ata janë rritur me smartphone dhe media sociale. Për shkak të kësaj, shumë prej tyre kanë ankth social. Bisedat intime dhe kontaktet me sy mund të jenë të frikshme dhe të çuditshme për disa, sepse ata janë aq të mësuar të komunikojnë me ekranet.

Por si mund ta ndryshojnë njerëzit mënyrën se si i qasen mediave sociale dhe të zvogëlojnë efektet që mund të marrin nga ato?

Vetëvlerësimi dhe monitorimi janë thelbësore. Duhet të pyesim veten: kur kaloj kohë në mediat sociale, si ndihem më pas? Nëse mediat sociale ndikojnë në vetëbesimin tuaj, ju duhet të bëheni më të kujdesshëm për njerëzit që ju ndiqni dhe për gjërat me të cilat jeni angazhuar, si dhe për sasinë e kohës që keni kaluar në rrjetet sociale.

Kur ne jemi në shtëpi para televizorit, kemi qindra kanale për të parë, dhe ne ndryshojmë nga njëri në tjetrin kurdo që shohim diçka që nuk na pëlqen. Mendoni edhe për mediat sociale në këtë mënyrë. Mos ndiqni kanalet që nuk sjellin asgjë të bukur, argëtuese apo frymëzuese në jetën tuaj.

“Mediat sociale nuk janë aspak negative, nëse e mbani nën kontroll marrëdhënien tuaj me të. Lejoni që koha që ju shpenzoni në rrjetet sociale, të jetë frymëzim për ju dhe mos lejoni që ajo të bëhet gjithë jeta juaj. Media sociale është në thelb neutrale, ashtu si shumë gjëra të tjera që njerëzit shpesh bëhen të varur./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit