Mediat vendase pretendojnë se janë pezulluar pa afat të gjitha ndeshjet pas trazirave që dolën në ndeshjen Panathinaikos – Olympiakos, ndeshje e luajtur ditën e dielë.
Mediat vendase në Greqı raportojnë se janë pezulluar pa afat të gjitha ndeshjet e futbollit pas trazirave që ndodhën në ndeshjen Panathinaikos – Olympiakos, ndeshje e luajtur ditën e dielë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të publikuara në mediat vendase pretendohet se në një mbledhje ku merrte pjesë Zëvëndës Ministri i Sportit të Greqisë, Stavro Kontonis, Kryetari i Superligës greke, Jorgo Borovilo dhe Zëvëndës Kryetari i Federatës së Futbollit të Greqisë, Vangelis Topoljati është marrë një vendim për “anulimin pa afat” të të gjitha ndeshjeve deri në marrjen e masave të nevojshme në mënyrë që një situatë e ngjashme me atë të ndeshjes Panathinaikos – Olympiakos të mos përsëritet më.
Sipas informacioneve, Zëvëndës Ministri i Sportit pritet të takohet me Kryeministrin e këtij vendi, Alexis Tsipras ku pas takimit pritet të mbajë dhe një deklaratë për shtyp.
Në ndeshjen e luajtur ditën e dielë mes Panathinaikos dhe Olympiakos në stadiumin Apostolos Nikolaidis pas daljes në fushë të Presidentit të Olympiakos, Evangelos Marinakis tifozët e skuadrës së Panathinaikos zbritën në fushë dhe si pasojë u përleshën me policinë. Ndërkohë Marinakis u shoqërua nga forca të shumta policie për në dhomat e zhveshjeve./AA