Kreu i asamblesë lokale në Bregun Perëndimor, Numan Hamdan ka thënë për AA se një grup i hebrenjve i kanë vënë zjarrin xhamisë në një fshat të Bregut Perëndimor.
TEL AVIV (AA) – Kolonët hebrenj në fshatin Jaba’a në Bregun Perëndimor i kanë vënë zjarrin një xhamie dhe kanë lënë mesazhe fyese në gjuhen hebraike, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i asamblesë lokale në Bregun Perëndimor, Numan Hamdan ka thënë për AA se një grup i hebrenjve i kanë vënë zjarrin xhamisë. “Një grup i kolonëve hebrenj mbrëmë kanë hyrë në fshat duke i vënë zjarrin xhamisë”, theksoi ky zyrtar palestinez.
Ai ka deklaruar ndër të tjera se një pjesë e xhamisë u dogj, dhe se përhapja e zjarrit është ndalur nga banorët vendas. “Kolonët në muret e xhamisë kanë lënë mesazhe raciste kundër arabëve dhe muslimanëve”, tha Hamdan.
Zëdhënësja e policisë izraelite Luba Samri ka konfirmuar gjithashtu se xhamia në fshatin në Bregun Perëndimor është djegur dhe se në muret e këtij objekti kulti janë shkruar mesazhe në gjuhën hebraike. Ajo theksoi se ka nisur hetimi në lidhje me këtë incident./AA