5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Austri, miratohet Projekt-ligji “Islami’’, i cili ka shkaktuar polemika në vend

Më të lexuarat

VJENË (AA) – Në Austri është miratuar projekt-ligji “Islami”, i cili ka shkaktuar polemika në këtë vend. Ligji në fjalë është miratuar në Parlamentin e këtij vendi  me shumicë votash, raporton Anadolu Agency (AA).
 
 Projekt ligji “Islami” i përgatitur nga koalicioni i qeverisë së krijuar nga Partia Social Demokratike e Austrisë  (SPÖ) dhe Partia Punës së Austrisë (ÖVP) është diskutuar në Parlamentin austriak. Gjatë diskutimeve për projekt-ligjin mes deputetëve të qeverisë dhe atyre në opozitë ka patur edhe debate.
 
Kryetari i Partisë së Lirisë austriake (FPÖ) Heinz-Christian Strache, i cili duke theksuar se projekt-ligji nuk është një ligj kundër “islamistëve radikalë” tha se duhet të miratohet një ligj më i rreptë. Strache, i cili ka pohuar se Imamët duhet të ligjërojnë në gjuhën gjermane e jo në atë amtare të tyre ai ka theksuar më tej se: “Islami nuk është pjesë e Austrisë. Në ligj duhet të ketë ndalim për minaret dhe për veshjen burka, sepse këto janë simbole politike. Ligji është një ligj larg objektivit”.
 
Ndërsa deputetja e partisë së të Gjelbërve Alev Korun duke theksuar se ligji duhet të përgatitet në përputhje me kushtet ditëve të sotme tha se: “Muslimanët janë një pjesë e Austrisë, ashtu siç janë edhe anëtarët e feve të tjera”. Korun duke theksuar se e gjejnë të përshtatshëm që ata që kanë lindur dhe janë rritur në Austri të arsimohen si imamë ajo ka pohuar më tej se: “Në ligj muslimanët nuk duhet të shikohen me dyshime. Ne si përfaqësues të të gjelbërve jemi kundër këtij ligji, sepse anët negative janë më të shumta se anët pozitive”. Ndërsa për çështjen e financimeve Korun ka deklaruar se kërkojmë më shumë transparencë.
 
Ndërsa ministri i Shtetit, Josef Ostermayer duke theksuar se Ligjin e kanë përgatitur duke e diskutuar me përfaqësues të bashkësive islame dhe të komunitetit Alevi ka theksuar se udhëheqësit e kanë pranuar ligjin. Ostermayer ka arguemntaur gjithashtu se ligji mbron të drejtat e të gjithë muslimanëve.
 
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit, Sebastian Kurz duke u shprehur se ligji është përgatitur së bashku me udhëheqësit e komuniteteve muslimane dhe në lidhje me “ndalimet e financimeve” ai tha se me këtë synojmë të reduktojmë ndikimet që vijnë nga jashtë. Kurz ka theksuar më tej se: “Imamët e emëruar nga shtete të tjera nuk i duam në Austri”. Kunz duke theksuar se Islami është një pjesë e Austrisë ka vazhduar më tej se: “Sipas mendimit tim Islami i përket Austrisë, e cila e ka njohur atë që në vitin 1912. Jetojnë mbi 500 mijë muslimanë dhe ne jemi një vend që pranojmë emigracion. Ne nuk mund të injorojmë muslimanët. Për këtë arsye duhet të zgjidhim problemet. Ky ligj në emër të zgjidhjes së këtyre problemeve dhe në emër të mbrojtjes të të drejtave është një ligj i mirë”.
 
Pas rreth orë bisedimesh u kalua në votim. Para votimit u pranuan dy amendamentet e propozuara nga qeveria. Në amendamentin e parë parashikohej afati për kalimin e xhamive nga statusi i shoqatës në statusin e personit juridik  i cili fillonte nga dhjetor 2015, por u zgjat deri në mars 2016. Ndërsa në amendamentin e dytë parashikohet që pagat e imamëve do ti japë bashkësia islame.
 
Pas pranimit të amendamenteve u realizua votimi i plotë i ligjit i cili është kundërshtuar nga partitë e të gjelbërve, NEOS, Partia e Lirisë austriake, ndërsa është miratuar me votat e deputetëve të partive SPÖ dhe ÖVP. Projektligji i miratuar me shumicë votash në një anë mbron ligjërisht disa të drejta të myslimanëve, ndërsa në anën tjetër përmban nene që shkelin fenë dhe lirinë e bashkimit dhe gjithashtu të barazisë së muslimanëve.
 
Bashkësia Islame austriake në deklaratën e fundit në lidhje me projekt-ligjin kishte kërkuar “Një ligj të veçantë për Bashkësinë Islame, të drejtat e barabarta me bashkësitë e tjera fetare dhe mos ndalimin e  financave të jashtme”.
 
Ndërsa shoqatat që përfaqësojnë muslimanët në përgjithësi dalin kundër përcaktimeve si  “dyshimeve kundrejt muslimanëve në ligj, anulimi i bashkësive muslimane nga Këshilli i ministrave, ndalimi i imamëve që vijnë nga jashtë, mos pasja e juridiksionit për arsimimin e imamëve dhe anulimi i aktiviteteve që do të zhvillohen nga bashkësitë fetare./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit