Në ditët e sotme pothuajse të gjithë ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha gjërat që do të donin të realizonin.
Kryesisht një gjë e tillë shkaktohet nga keqmenaxhimi i kohës suaj, edhe pse në fakt ju mund të mendoni krejt të kundërtën, se po e shfrytëzoni atë në mënyrën më të mirë të mundshme, kur në fakt jeni duke bërë krejt të kundërtën.
Ja se cilat janë 5 prej gabimeve më të shpeshta që nuk ju lënë juve të keni progres në rrugëtimin tuaj drejt suksesit:
1. Ju mendoni se nuk keni kohë të mjaftueshme
Të gjithë ne anakohemi vazhdimisht se nuk kemi kohë të mjaftueshme në dispozicion për të përfunduar të gjitha gjërat që duam. Pjesërisht për një gjë të tillë një pjesë të mirë të fajit e kemi edhe vetë ne, sepse të gjithë e dimë që një ditë-natë ka 24 orë. Nëse për dikë një kohë e tillë është e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha objektivat që i ka vendosur vetes dhe për dikë tjetër ajo nuk është fare e mjaftueshme, atëherë me siguri personit që nuk i del koha duhet të mendojë se ka diçka që nuk shkon me menyrën sesi ai e menaxhon kohën dhe të përpiqet që të gjejë mënyra të reja për t’ia dalë më së miri dhe për të përfituar sa më shumë nga koha që ka në dispozicion. Të ankuarit në vazhdimësi nuk do t’ju ndihmojë që gjërat të zgjidhen, por në vend të kësaj filloni të mirëmenaxhoni kohën tuaj.
2. Nëse jeni të zënë me punë nuk do të thotë se jeni edhe produktivë
Ky është një tjetër gabim që shumica prej nesh e bën. Të jesh i zënë me punë nga mëngjesi deri në darkë nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni edhe produktivë. Ja se si ju mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë më punë:
- Përcaktoni gjërat të cilat janë të rëndësishme dhe që nuk mund të presin të realizohen më vonë.
- Zbatoni një strategji organizative.
- Shmangni të gjitha shpërqendrimet.
- Nuk duhet të jeni perfekt.
- Merrni në kosideratë faktin për t’u larguar nga një organizatë nga e cila ju nuk keni më asnjë përfitim.
- Shoqërohuni me njerëz të tjerë produktivë.
- Përpara se të ndërmerrni diçka të re vendosni në barazpeshë avantazhet dhe disavantazhet e saj.
3. Do të keni më pak ankth
Është mëse e vërtetë që ju kur e menaxhoni kohë tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, ju do t’i shmangni vetes suaj akumulimin e një stresi dhe ankthi të panevojshëm. Gjithsesi, në varësi të sistemit të menaxhimit të kohës që ju zgjidhni të zbatoni, mundohuni që t’i kurseni vetes suaj një stres dhe ankth të panevojshëm, gjë kjo që ndikon automatikisht edhe në ecurinë tuaj produktive.
4. Të llogarisni gabim kohën që ju duhet për një detyrë të caktuar
Mënyra më e mirë për të pasur sukses në një pikë të tillë është që ju të masni kohën që shpenzoni për detyrat që keni gjatë një ose dy javëve. Përbri çdo detyre ju duhet të shënoni kohën që ju duhet për një detyrë të caktuar, dhe në rast se ajo përsëritet ju të dini paraprakisht sesa kohë ju merr realizimi i saj.
5. Përqendorhuni në menaxhimin e kohës sesa në menaxhimin e detyrave
Pjesa më e madhe e njërëzve, të cilëve nuk u mjafton kurrë koha për të përfunduar një detyrë të caktuar është se ata nuk përqendrohen në menaxhimin e kohës por në mënaxhimin e detyrave të ndryshme. Ndaj këshillohet që edhe ju mos gaboni në një pikë të tillë.