-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Thashethemet ndëshkohen me gjobë! Kjo është ideja e Filipineve për stabilitet në familje

Më të lexuarat

Thashethemet nuk do të shijohen edhe aq nga banorët filipinas të Binalonan, meqë një gjë e tillë është e ndëshkueshme me gjobë. Varësisht nga “rëndësia” e thashethemit, ata do të paguajnë vlerën e 3 – 15 paundë, apo 3 deri 8 orë shërim ndaj komunitetit.

Ndërsa dikur mblidheshin në shesh për thashethemet rreth fqinjëve, kjo gjë nuk do të jetë aq lehtë e mundur pasi bashkia e po heton me imtësi “zhurmuesit e fjalëve”.

“Ka shumë lloje thashethemesh, por shumica prej tyre lidhen me pronat, paratë dhe marrëdhëniet. Ky ligj është për të ndërgjegjësuar njerëzit se për çdo gjë që themi, mbajmë përgjegjësi si individë. Duam të tregojmë që qyteti Binalonan ka njerëz të mirë dhe është një vend i sigurt për të jetuar”, -është shprehur kryetari i bashkisë, Ramon Guico.

Thashethemet apo siç quhen në Filipine “chismis” konsiderohen si shkaktar i shumë konflikteve familjare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit