Kreu i panelit për ndryshimet klimatike (IPÇ) i Kombeve të Bashkuara, Rajendra Pachauri, ka dhënë dorëheqje pas akuzave për ngacmim seksual.
Përmes një letre dërguar Sektretarit Gjeneral të OKB-së Ban Ki-moon, Pachauri sot tha se ai mund të mos jetë i zoti të sigurojë “lidership të fuqishëm dhe përkushtim të kohës dhe vëmendjes së plotë” që nevojitet nga paneli i shkenctarëve.
Pachauri u tërhoq nga një takim i IPÇ-së në Kenia këtë javë, pasi policia e Indisë filloi një hetim pas një ankese nga një grua 29-vjeçare, që kishte punuar në zyren e tij në Delhi.
Pretendimi për ngacmim përfshinte e-maila të padëshiruar, si dhe mesazhe telefonike.
Pachauri, 74 vjeçar me kombësi indiane, i mohoi akuzat.
Ai është kreu i IPÇ-së që nga viti 2002.kohaislame