-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gaza, grupet palestineze dhe Izraeli arrijnë marrëveshje për armëpushim

Më të lexuarat

Grupet e rezistencës palestineze dhe autoritetet izraelite kanë arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.

Sipas lajmit në kanalin televiziv el-Aksa të lidhur me lëvizjen Hamas, bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje armëpushimi mes grupeve palestineze dhe Izraelit.

Në lajmin e bazuar mbi një burim që foli në kushte anonimiteti, theksohet se armëpushimi do të fillojë në ora 04.30 sipas kohës lokale.

Nga ana tjetër, në emër të “Komiteteve Popullore të Rezistencës”, një prej grupeve të armatosur në Gaza, ka folur Ebu Muxhahid el-Brim. Ai tha se përpjekjet e treguara për armëpushim të Kombeve të Bashkuara dhe të Egjiptit kanë sjellë rezultate dhe se kjo do të vendoset në zbatim që nga orët e mëngjesit të ditës hënë.

Ndërkohë deri më tani pala izraelite nuk është prononcuar në lidhje me zhvillimin, por një zyrtar izraelit mbrëmë ishte shprehur se është arritur përparim në bisedime dhe se armëpushimi mund të ishte i mundur brenda disa orëve.

– Tensionet mes Israelit dhe Gazës

Sipas shifrave zyrtare palestineze, 24 persona kanë rënë dëshmorë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Rripin e Gazës si rezultat i sulmeve të ushtrisë izraelite nga dita e shtunë.

Nga ana tjetër, tre persona pësuan në anën izraelite si pasojë e raketave të hedhura nga Gaza nga ana e grupeve palestineze.

Tensionet e fundit në Gaza u rritën pasi dy ushtarë izraelitë u plagosën me snajper të premten, me çka Izraeli ndërmori sulme ndaj vendbanimeve civile, kurse nga Gaza u realizuan kundërpërgjigje me raketa.

Izraeli të shtunën nisi një operacion ajror me avionë luftarakë, duke cituar si arsye raketat e hedhura nga Rripi i Gazës.

Në mesin e shumë ndërtesave të goditura nga ushtria izraelite ishte edhe zyra e Anadolu Agency në Gaza./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit